Plisi, Ismail Qemali, Rugova dhe Adem Jashari
Në fund të javës, si festë a vikend: Mos e tëra ishte ëndërr, fatkeqësisht?! Shenjëzimi në kalendarin e “papërfunduar”, Pështyma e vitit 1993 në stacionin policor në Klinë, Heshtja diplomatike e kryeministrit të parë shqiptar, a besojmë ende në dhembje dhe tragjedi edhe kur kemi festa, e kundërta: ndihemi krenar?! Urime Festa e Flamurit! Së paku po e shohim në simbolin e flamurit, ndërsa jo, fatmirësisht a fatkeqësisht në pamjen institucionale?!
Si rikujtim e vjen e kaluara: Vite më parë një historian shkruante në kujtim të Ditës së Flamurit se “ndërsa po treteshim ngadalë e pa u vënë re, u kujtuam se po humbisnim bukën, kripën dhe zemrën shënjuam me te kuq në kalendar një ditë fort të ndritshme, mbollëm një ditë plot valenca në kujtesë për nëntorin e Kastriotit, nëntorin e Rilindjes e nëntorin e Tretë, Kryefestë mbjell me festë mëvetësie, festë identiteti, festë kuqezije dhe festë ringjalljeje.” Dhe dilemat në titull sikur e arsyetojnë zbehjen, ndoshta edhe nga paralajmërimet se pikërisht disa ditë pas 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë pritet drama e filmit “2012”?!
Një dramë gjashtorëshe, në mes njerëzve dhe ujqërve dhe anasjelltas: Pa prolog. Skeleti ndërtohej vetvetiu sipas ligjeve të dhunës. Kapuç apo plisbardhët (!) heshtnin të kaluarën e tyre. Historia përjetonte deformim të plotë. Vargjet qëndronin në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, në mes realitetit dhe imagjinatës, në mes tragjikes dhe madhështores, në mes të të bukurës dhe të shëmtuarës. 28 nëntor 1993, në kalvarin e policisë serbe në Klinë mund të mbaja mend edhe mendimin e “gjakut të shprishur”:
…Ne p’shtyem në Diell/ Ferri tek ata/ Plisi nuk dallohej nga dëbora/ As loti nga të ftohtit/ P’shtyma kishte dashuri/ E tëra ishte një ëndërr/ Rugova ishte future në histori/ Ata thonin edhe në përjetësi…
Heshtja e Ismail Qemalit: Në një shkrim të gazetarit italian Benedetti me Ismail Qemalin për gazetën “Il Gjornale d’Italia”, e vitit 1913, mes tjerash shkruante: “… Qemal beu u mbyll në një heshtje diplomatike…”. Dhe vargjet në mbititullin “Heshtja diplomatike”, rridhnin me shpresën e një ribotimi për te tejkaluar këtë Ditë të Madhe:
Politikanët heshtin/ vetëm në heshtjen diplomatike./ Duhet kujdesur syrin nga aparatet fotografuese/ më shumë se nga syri i vërtetë./ Gazetarët intervistues fotografojnë me sytë e tyre/ dhe të përjetësojnë në ardhmëri./ Ismail Qemalit i duhej heshtja diplomatike
para Evropës diplomatike/ fqinjëve diplomatik/ para sundimit e copëtimit diplomatic.
Vetëm njëherë pavarësohet Shqipëria/ kur Ismajl Qemali mbyllet në heshtje diplomatike.
Dhe sot me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Feniksit shqiptar të fundshekullit: Kuptimi i humanitetit të vlerave të mirëfillta demokratike e kombëtare, sinqeriteti i dashurisë mes njëri tjetrit, si sfidë ekzistenciale dhe e mbijetesës së kaluar etnike, le të mbetën si mesazh i pyetjes dhe përgjigjes së fundit të fatkeqësive, me vargjet: A ke besuar në Zotëra Nënë?!/ Kur fëmiun ta dogjën të gjallë!/ Deri kur as dhembjet dhe tragjeditë / nuk do të na bashkojnë?!
Krenaria e Kosovës dhe urimi për këtë Ditë të Madhe: Kosova vazhdon të krenohet me pjesëmarrjen e Isa Boletinit me bashkëluftëtar në Vlorë, Kosova krenohet me daljen publike të djelmoshave të UÇK- së për të festuar mbijetesën etnike dhe sakrificën e qindra dëshmorëve në rënien heroike në altarin më të shenjtë të tokës AtëDhe, Kosova krenohet në përvjetorin e ditëlindjes së legjendës me emrin Adem Jashari që tashmë ka hyrë në antologjinë e mitikës etnike shqiptare:
Me Nderin e Kombit, me Besën Etnike, me Kujtesën e Sakrificës, me Mbijetesën e Përhershme dhe me Vetëdijen e Flijimeve të njohim vlerat njerëzore e kombëtare, ta respektojmë sinqerisht edhe njëri- tjetrin…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova dhe Këshilli i Evropës: Një hap tjetër prapa në integrimin ndërkombëtar
Dështimi i NATO-s për ta shpëtuar Ukrainën, shtron pyetjen ekzistenciale: Për çfarë ekziston?
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit