Kullen “pandurët” e Gruevskit!
Policia maqedonase “dridhi” Shkupin. Brenda grilave futi të riun shqiptar, 19 vjeçarin D. A. nga Kaçaniku, i dyshuar t’i ketë kryer një sërë vjedhjesh në kishat e Çairit dhe Draçevës. Policia maqedonase në komunikatën e saj thotë se 19 vjeçari "me prejardhje nga Serbia" ka vjedhur rreth 30 mijë denarë nga arka e kishës, para këto të dhuruara nga vizitorë të ndryshëm. Vihet në pah se ky i ri vjedhjet i kishte bërë që nga 12 tetori e deri më 8 nëntor të këtij viti, deri sa nuk ishte zënë dy ditë më parë nga inspektorët policorë.
Informatën për këtë arrestim e publikoi edhe gazeta "Zëri", i 16 nëntorit 2009.
Çështja s’ është ka faj, apo jo ky i ri, me të le të merret prokuroria dhe gjyqi, por pse përmes tij fyhet Republika e Kosovës, fyhen shqiptarët. Kush i ka "dizgjinët në dorë", policia, apo krerët e shtetit ?!
Komunikata ishte sajuar nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Zyrtarët theksuan se ky i dyshuar "është me prejardhje nga Serbia". Për ta Kaçaniku na qenka në Serbi!
Pse?!
Policia maqedonase bën politikë, rraset në politikë, s’di të bëjë politikë. Kësaj nuk i thonë politikë, i thonë karikaturë e një kohë, karikaturë e një sistemi, regjimi, regjimit të kryeministrit Nikolla Gruevskit.
Policët, "pandurët", "i kanë dalë prej dorësh" Gruevskit, janë kundër tij, politikës që e bën në raport me fqinjët, konkretisht Kosovën.
Qeveria e Gruevskit e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka hapur ambasadën e vetë në Prishtinë. Ndërkaq, "pandurët" e Gruevskit, bëjnë gjeste kompromituese. Kësaj i thonë contradictio in adjecto me aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndoshta, kjo shkarravinë e policisë që ka të bëj me "prejardhjen" e këtij të riu, në dukje të parë paraqitet "cikërrimë", e që s’ është kështu. Policia e luan "lojën", për të tërhequr vëmendjen se ajo kullet në Maqedoni, jo institucionet më të larta të shtetit. Nëse krerët e shtetit, Gruevski e Ivanovi, i mbyllin sytë, e tolerojnë këtë "lojë të vogël", atëherë s’është puna "për mashallah"!
A do të ishte korrekte nëse ndonjë maqedonas kapet në Kosovë si i dyshuar të ketë kryer këtë apo atë vepër penale dhe për të të thuhet se "është me prejardhje nga Jugosllavia". Jo, zotërinj, kësaj propagande i ka vdekur nëna.
E dinë sajuesit e kësaj komunikate, historinë, gjeografinë, politikën, kanë dëgjuar ata për shtetin më të ri në botë, Kosovën, apo ende rrojnë "në kohën e Titos" ?! Nëse e dinë se vendi i tyre e ka njohur pavarësinë e Kosovës, atëherë qenkan të sëmurë nga nervat, me ta le të merret neuropsikiatri Mançevski, nëse është gjallë, apo ndonjë koleg i tij në spitalin e Bardovcit.
Në kohën e Titos, kur ndokush "rrëshqiste", fliste budallallëqe, i thoshin:"O jaran, biri vetës mas, je ba me t’que te Manqevski, neuropsikiatri i Bardovcit…". Përmendej emri i Mançevskit, i cili merrej me sëmundjet e nervave.
Për marrëzirat që i bën policia, francezët e përdorin shprehjen "bande d’ idiots". Andaj, edhe në policinë maqedonase ka të tillë që i "hipin" ligjit, nuk ndiejnë as për Gruevskin, as për Ivanovin, shkarravisin në komunikatat e tyre, fyejnë personalitetin e ndokujt, gënjejnë për të se ka këtë a atë prejardhje. Nuk e vrasin mendjen se mund t’i "kap" ligji i vendit të tyre.
Në shtetin normal, policët dhe hetues të ndryshëm që fyejnë politikën e shtetit, "fluturojnë" nga vendi i punës. Kështu ngjet çdo kund në botë, aty ku ka sistem të mirëfilltë juridik, ngase, ndryshe, një veprim i këtillë i qet hije të keqe shtetit
Apo, ndoshta, policët, "pandurët" e Gruevskit, ende janë të mllefosur përse ra në ujë "Enciklopedia maqedonase" dhe në një mënyrë donë të hakmerren ndaj shqiptarëve, duke paraqitur prejardhjen e tyre " të Serbisë ". Por, këto gënjeshtra, dokrra, s’i ha pazari më, ato janë qesharake, shenjë e një primitivizmi.
Sajesa e përmendur, ndërrimi i identitetit të shtetasit të Kosovës, i kalon caqet e normales, dhe fare s’ ka të bëj me politikën e proklamuar të fqinjësisë së mirë. Fatkeqësisht e mjerisht, në çarqet zyrtare, dalin në skenë maniakët, njerëzit e krisur që i prishin imazhin vendit të tyre.
Edhe në kohën e Titos, Kaçaniku ishte në Kosovë, jo në Serbi !
Detyra e "pandurëve" s’është të bëjnë politikën, ka kush merret me të. Kur ata i grahin politikës, dalin qesharak, ngase nuk dijnë ta "luajnë lojën", bëhen gazi i botës.
Çka i shtyri "çinovnikët", nëpunësit, e kësaj Ministrie, të cilën e drejton Gordana Jankullovska, të fyejnë Kosovën, nostalgjia për të kaluarën, apo donë t’i hynë në hatër Serbisë?
Përse haptazi e shprehin urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve? Veprojnë ata krye në vete, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet pozitive të vendit të tyre, apo donë të tregohen se janë dikushi? I kontrollon këta serbofilë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, apo edhe kësaj "i kanë dalë prej dorësh"?!
Pikërisht serbofilët, të përfshirë në policinë maqedonase, bëjnë "spektakle". Ju kujtohet arrestimi i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje !, Albin Kurtit, në Bllace të Shkupit, më 5 maj të këtij viti. Njëri nga tre inspektorët që patën punë me Albinin, në serbishte iu kërcënua se "kurrë më nuk do ta shkel Maqedoninë…".
Nostalgjikët e kohës së Titos, ata që i urrejnë shqiptarët, pra edhe ata të Kosovës, kullen sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Do t’ua ndalë kush turrin?
Politikanët, Gruevski e Ivanovi, s’ bën të lejojnë sjelljet e sharlatanëve që fyejnë shqiptarët, Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPartitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re