LAJMI I FUNDIT:

Futbolli i lloçit

Futbolli i Kosovës ka probleme serioze. Cilësia nuk është i vetmi problem, por është edhe infrastruktura e stadiumeve dhe kushtet për futbollistët. Edhe pse “bosët” e klubeve janë duke u munduar të investojnë në infrastrukturë, kjo shumë pakë është duke u vërejtur, pasi në dy xhirot e fundit të stinorit vjeshtor, në Raiffeisen Superligë, stadiumi e futbollit tonë me shumë ngjanin në një “pistë” patinazhi se sa në një fushë futboll.

Edhe pagat që marrin futbollistëve janë shqetësuese, pasi të “gjorët” me ato para që i fitojnë nuk arrin të blejnë as barna. Me siguri se shumica nga ta janë të ftohur nga uji e lloçi në fushat e futbollit!.

Superderbi i javës së fundit në mes Hysit dhe KEK-ut kishte të përbashkët shumë pak me lojën e futbollit, sepse fushat më shumë ngjante në një terren për patinazh. “Yjet” e futbollit tonë nuk mundën që t’i shpalosin cilësitë, mbase nëse i kanë ato. Ndërsa në anën tjetër zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kërkojnë të bëhemi anëtarë të FIFA-s e UEFA-s.


Kjo është e pamundur. E them e pamundur sepse në Kosovë përveç cilësisë dhe infrastrukturës përcjellëse e cila është e domosdoshme që një federatë të jetë anëtare e këtyre dy institucioneve të rëndësishme për anëtarësim, klubet kosovare nuk kanë as psikolog i cili do të ishte shumë i rëndësishëm për një klub të mirëfilltë, apo ndoshta përveç që pronarët e klubeve që nuk i paguajnë futbollistët ata s’kanë para për të paguar psikologun edhe pse dyshoj se e dinë rëndësinë e psikologut në futboll.

Çdo mbyllje kërkohet të jetë e mirë, por jo edhe në futbollin tonë.

E kam një porosi për “bosët” e skuadrave që të bëjnë me shumë për infrastrukturën e stadiumeve dhe për përmirësimin kushteve për futbollistët, sepse ky është titull dhe hyrja në histori. E mbase një dite kështu siç jemi ka shkojmë s’kemi çka ekzistojmë si futboll i Kosovës.

(Autori gazetar si dhe student i vitit të dytë Master në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës)

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori