Mirënjohës përjetë
– Fjala e presidentit Sejdiu në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancën solemne të mbajtur me rastin e vizitës së presidentit Clinton –
I nderuari President Bill Klinton,
I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi,
I nderuari kryeministër Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë dhe ministra,
I nderuari z.Fait dhe Kermabo,
Të nderuar Dell dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë,
Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të misioneve diplomatike në Kosovë,
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Është nder i madh që sot takohemi sërish në Prishtinë, në kryeqendrën e Republikës së Kosovës, shtetit të lirë, demokratik dhe sovran, tashmë të njohur nga 62 vende.
Populli amerikan, shteti dhe Ju personalisht, i nderuari president Klinton, keni meritën e veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e vendit tim do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues, për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që morët në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar.
Ju ndihmuat që kolonat e refugjatëve të mos zgjateshin më tej pafundësisht. Ndihmuat që të zhbëheshin kampet me çadra në të cilët vuanin fëmijët dhe të moshuarit e pafuqishëm. Nuk lejuat të bëheshin edhe mijëra viktima të tjera civile.
Ju jeni njeriu i madh i paqes!
Me thellësinë e miradijes ndaj Jush dhe popullit e qeverisë amerikane, dhe gjithë solidaritetit human të globit që u manifestua, sot kujtohet koha e ndalimit të vuajtjes së njerëzve që nuk kishin humbur shpresën dhe u rikthyen në fshatrat dhe qytetet e shkatërruara.
Kosova filloi ngritjen sikur feniksi, si një zog me flatra të përkëdhelura nga kujdesi dhe dashuria e popujve nga gjithë globi, për të njohur mbështetje të madhe në shërim plagësh, rindërtim, ngritje institucionesh, zhvillim social, ekonomik dhe kulturor.
Ju kishim përherë afër me mbështetje të pakursyer. Për të qenë të lirë u angazhuan shumë Presidenti Bush Senior, Ju, presidenti Bush i Riu, dhe tani po vazhdon këtë përkushtim edhe Presidenti Obama. Vendi im i është shumë mirënjohëse edhe zonjës Klinton dhe shumë personaliteteve amerikane që jetuan dhe po jetojnë me sfidën e Kosovës.
Në vendin tim ka ekzistuar tradita për të falur, por për të mos harruar. Mbi bazën e këtij parimi keni ndërtuar shtetin tonë demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sot mund të them, i nderuari President Klinton, se u realizua mesazhi që Ju e dhatë në shtator të vitit 2003 në Universitetin e Prishtinës kur u nderuat me titullin “Honoris Causa” – për të punuar për pajtim, respektimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe vetëvendosjen.
Kosova po bëhet shembull pozitiv për pjesën tjetër të botës si vend paqeje, tolerance dhe mirëkuptimi.
Po punojmë që edhe serbët të jenë plotësisht të përkushtuar për mirëqenien e tyre në Republikën e Kosovës. Vendi ynë ka krijuar dhe po ndërton marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje, me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë. Ne kemi të zgjatur dorën për të bashkëpunuar edhe me Serbinë mbi parimet e njohura të respektimit reciprok të shteteve sovrane. Shpresojmë se një ditë qeveria e Serbisë do të pranojnë përgjegjësinë edhe do të vlerësojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe qeverisë së saj, duke quar kështu bashkëpunimin rajonal një hap para në procesin e integrimit.
Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës synojnë integrimin e plotë në BE dhe në NATO dhe në të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.
Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë që na takojnë në përmbushjen e kritereve dhe jemi plotësisht të përkushtuar të kryerjen e këtyre obligimeve dhe në anëtarësim të shpejtuar në to.
Ndihma e EULEX-it dhe e KFOR-it është e pazëvendësueshme dhe na duhet edhe më tej për të zhvilluar institucione të fuqishme dhe demokratike si dhe për të realizuar synimin tonë, integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike. Populli i Kosovës po shijon frytet e demokracisë, po mëson se vlerat e saj janë një burim i pashtershëm i shtimit të përgjegjësisë dhe i krijimit të mirëqenies.
Zgjedhjet lokale që mbahen më 15 nëntor janë rast për të treguar se investimi për këto vlera ia vlen gjithmonë.
Zoti president. Ju jeni sot në Prishtinë, në mesin e njerëzve që ju respektojnë dhe do t’u janë mirënjohës përjetë.
Do t’u jenë përherë mirënjohës edhe brezat që vijnë.
Zoti President.
Shtatorja në sheshin që mban emrin Tuaj, është një shenjë modeste simbolike e kësaj mirënjohjeje. Është shprehje e vlerësimit të krijuesit artistik dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për SHBA, popullin amerikan dhe veçmas për Ju z. President, krijuesin e madh të paqes dhe të lirisë ashtu siç u ka cilësuar Presidenti historik Dr. Rugova me rastin e dekorimit tuaj me Medaljen e Lirisë.
Ju falënderoj që na respektuat me praninë Tuaj.
Ju faleminderit për atë që bëtë për Kosovën.
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-124-780x439.jpg)
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re