Barbi-gazetaria shqipe
Gazetaria e Tiranës dhe e Prishtinës, është një arenë për ndjenjat e forta. Në mes shtypit partiak dhe atij amatoresk sot ne ndeshemi me "gazetarinë e lotëve".
Ku gjendet gazetaria shqipe sot? Gazetari e aferave private? Në mes të gazetarisë partiake dhe asaj private kemi sot "gazetarinë e lotit". Gazetaria shqipe – e Tiranës dhe e Prishtinës – është një arenë për shfaqjen e ndjenjave të forta. Mediat janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; Ku aktorët politik dhe mediabërësit ”qajnë e vajtojnë”.
Këta gazetarë e gazetare janë me plot ndjenja; Janë shumë "të ndjeshëm". Gjatë një hulumtimi timin, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala "ndjenjë” dhe fjalia "kam ndjenjën se”… është përdorur tre herë më shumë se fjala "mendim", ”besoj” dhe fjalët "Unë mendoj se…".
Dhe, kur një gazetar apo një gazetare "moderne" shprehet se "Unë kam ndjenjën se…" lirisht mund të kuptoni se kjo do të thotë: "Unë mendoj se…"
Teatri ynë politik i mediatizuar është një arenë e ndjenjave, apo emocioneve, siç shprehen gazetarët dhe gazetaret "moderne". Gazetaria jonë është një fushë ku mund të derdhësh lot, e të zbrazësh ndjenjat. Këta gazetarë e gazetare të ndjenjave kanë bërë që në vend të logjikëzimit të opinionit dhe hapësirës publike, të kemi ”sentimentalizmin” e opinionit dhe hapësirës publike. E, kjo veçanërisht të bie në sy e të godet në vesh, kur në fjalimet dhe deklaratat e politikanëve dëgjon shprehjen si p.sh. "Kam ndjenjën se Partia ime” ….", "Ndjenjat e mia më thonë se Kosova do të fuqizohet" etj, etj.
Kjo gazetari e emocioneve është duke luajtur një rol të keq, e të madh, në kuptimin melodramatik të proceseve politike në të cilën po kalon Kosova. Sot, gazetaria është kryeaktori dhe kryeçelësi ku përmes saj socialja dhe politika po emocionalizohet dhe intimizohet. Gazetaria ”jonë” infanteliste dhe gazetarucët ”tanë" më shpesh merakosen për temperaturën në debatet e shoqërisë sonë, se sa për përmbajtjen e debateve; I jepet rëndësi e hapësirë emocianilizimit dhe intimizimit të debatit, në vend të logjikëzimit dhe zhvillimit të tij.
Kjo lloj gazetarie, sot për sot "nuk e ka nijetin" të lirohet nga partia. Por, kjo të paktën do të duhej të fillonte spastrimin etik brenda vetes së saj. Epo mire, nëse gazetaria jonë po u larguaka nga partia, atëherë në cilin drejtim po shkojnë mediat tona? A kemi një gazetari logjike, gërmuese e kritike? Largimi i gazetarisë nga partitë politike nuk do të duhej të ngatërrohej me largimin e gazetarisë nga ideologjia. Këtu do të mund të flisnim për një ideologji të re, atë ekonomike.
Është pavarësia, ajo që është një ndër qëllimet më të dëshiruara në ideologjinë profesionale gazetareske. Por, shkëputja e gazetarisë nga partia keq-kuptohet edhe si shkëputje nga burimet e informacionit. Mediat ”tona” qëmoti janë të varura nga varësia e gazetarëve nga partia dhe "ndërkombëtarët e fortë e të gjithëdijshëm". Nuk duhet harruar se gazetarët janë njëkohësisht regjisor dhe kritik të dramaturgjisë që këta e prodhojnë vet.
Kjo gazetari partiake ka kontribuar që debati politik, kulturor e i vlerave, në një shkallë mjaft të lartë, të ketë qenë i izoluar dhe i okupuar; Ky okupim i debatit të shoqërisë sonë ka qenë i pashëm edhe në taborin e akademisë sonë të shkencave. Si pasojë e kësaj gazetarie të zezë sfera jonë publike ka humbur energjinë e saj karakteristike, dhe kjo si rezultat i një deficiti të një gazetarie mendimndërtuese e mendimkritikuese.
Në vend të saj shqiptarët kanë ndërtuar "Barbi gazetarinë". Dhe mu këtë gazetari dhe këtë opinion e dëshironte UNMIK-u QEVERITARËT e sot edhe EULEX-i. Sepse sot lufta më e madhe është lufta për idetë, lufta për të kontrolluar e zotëruar mbi idetë e mendimet.
(Autori është kritik i mediave)
gezim@mekuli.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër