As muzikë funebre për shqiptarët e fundosur
Shkrim që u kushtohet të fundosurve “të panjohur”: Lajmet po “vijnë” nga më të dyshimta! Rreth 15 persona, në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, janë zhdukur në lumin Tisa.
Njoftimet e mediave se ka dyshime që 15 shqiptarë nga Kosova mund të jenë mbytur në Tisa, midis 14 dhe 16 tetorit, nuk i kanë ngritur “peshë” aq sa duhet mekanizmat tanë. “Liderët” e institucioneve tona qeverisëse vazhdojnë me fushatën e tyre elektorale! Të pashqetësuar kërkojnë votën, me premtime mbitokësore. Ne na mbetët të rikujtojmë tragjeditë e shpeshta, jo vetëm në dekadën e fundit, në buzëfund-ujëra.
Forca e shkrimit (Përsëri mjegullnaja trandi imazhet në syrin tonë për një film të mundshëm “Not Impossible”, pa menduar asnjëherë se rryma elektrike ndalet!) është i pafuqishëm të ndërlidhë njollat e ngjyrës së zezë në fletën e bardhë, un-in shpirtëror të individit me gjëmën dhe vajet e familjarëve të të fundosurve! Nëna më pyeste: Po na qillon najnjo i njohshëm?!
Ka kohë që për Ne janë të njohur të gjithë arratisjet, të fundosurit jo vetëm në kohërat moderne, por edhe gjatë historisë dhe mitologjisë: “Barka e Noas”, “Titanicu” dhe “La Amerika” apo “Odiseja, “Udhëzime për kapërcimin e detit” dhe “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrrekut”.
Ne këndojmë para dhe pas lirisë! Duke lexuar jetën e të zhdukurve të panjohur në sytë e ardhmërisë ndodhnin kthesa. Diku në një cep pëshpëritej për vrasje në shkretëtirë pa shi, në skajin tjetër shushuritej për vetëvrasje në ujërat me dëborë, në kryefshat flitej për duartrokitje skulpturash nga antikiteti ndërsa në periferinë e etnisë vashat me trimin lexonin vargje nga poema “Krutan i mërguar”…
Në dy kohë nuk krijohet asnjëherë i njëjti tregim fiction. Gjëja më e pamundur e un-it të shkrimtarit… Prandaj për me kujtue: vargje nga një poezi rrëfimtare e gjatë, pa titull, shkruar dhe botuar në vitin 1997-1998:
Bën ftohtë,
Furtunë sipërdeti
Njeriu përsëri në fund.
Kanë vdekur shumica – i kumtoj reporterit të RAI, një fatkeq që mbijetoj fatkeqësinë!
Më vdiq Nëna,
Ajo kërkonte Lirinë,
Unë Atë- Dheut iu ktheva – i dridhej zëri x-it nga Durrësi
– Ata nuk janë përgatitur,
Për fundosje të përjetshme, prandaj qajnë. – më thotë miku.
– Kanë ftohtë,
Në Fund-Det, poshtë, të vdekurit – ia ktheva.
Tragjedi antike pikëllim që rilindet,
në çdo ndërrim moti,
politikash
në çdo ndërrim pushtetesh, presidenti (pa pranim, njohje siç po i thonë, nga ndonjë shtet a vend 1.)
Fushatat,
marketingu politik
në vajet e kujet e ceremonialit mortor,
në tragjedinë e pikëllimit.
Deri kur(?!)
muzikë funebre për shqiptarët e humbur
t’vrarë n’pikë dite
t’vrarë n’t’zezë nate
nëpër tokë-ujëra?!
Deri kur?!…
1) Frazë e shtuar nën ndikimin e rrethanave
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij