Diçka po zihet!
Njëherë një miku im më patë sqaruar shkurtimisht tezën e tij filozofike, duke më treguar titullin e kësaj teze, e cila duhej të dilte në pah nga nuhatja ime. Kjo tezë filozofike titullohej:”Shumë çka-ja përfshinë asgjënë”.
Në fakt, teza e tij sa filozofike është edhe mjaft pragmatike bile edhe politike për vrojtimin e lirë të mendjes së varur. Nuk e besoj se ka definim më të saktë për termin Enciklopedi. Por, me këtë konstatim ne nuk dalim në krahun e “Ariut” dhe të bërtasim e ti trembim krijesat tjera pse ne po bërtasim.
Edhe pse ekspertët e gramatikës do të ngjiteshin pas termit dhe do na merrnin një jetë të tërë duke na gjetur gabime. Zaten nëse nuk bëj gabime unë në të shkruarit, rrezikohet ekzistimi i ushtrisë së gramatikanëve, pa të cilët, ne, publicistët, nuk do të kishim mundësi të frymonim lirshëm.
Për publicistin, gramatika është oksigjeni që i mundëson të jetojë në skenën publicistike. Ndërsa politika është rruga e cila mundohet që ta zhduk publicistin prej skenës së vërtet.
Sidoqoftë, publicistët, nuk kanë shumë problem me nuhatjen, pasi që nuhasin edhe shijet jo të mira, por ato kanë problem me dëgjimin, pasi që nuk dëgjojnë kërcënimet e politikës dhe të bartësve të saj. Pasi që kanë problem me të dëgjuarit, ata flasin pra, ashtu si mendojnë, dhe nuk mendohen shumë rreth asaj çka flasin. Ndoshta dikush mund ti akuzojë se po llomotisin, ndoshta disa nga zilia mund ti thonë se edhe të çmendurit flasin ashtu si mendojnë, por në fakt, mendimet më të sinqerta dhe më të pastra dalin prej mendjes së pavarur dhe prej të mos dëgjuarit të trokitjes së kërcënimeve në derën tonë.
Është mirë të flitet ajo që mendohet, bile edhe të shkruhet, pasi që fjalët e thëna mund të humben, por e shkruara ngelet histori. Pasi dolëm në skenën e historisë, po dëgjojmë një erë në vendin e quajtur Maqedoni dhe në shënimin e historisë së saj. Diçka po zihet e përzihet, siç zihej kaherë dhe ndoshta tash kemi filluar të nuhasim pak më mirë.
Disa filluan që të nuhasin vonë, ata nuhatnin në momentin e paraqitjes së gjellës para tyre për ta shijuar dhe ngopur barkun. Kanë barkun bosh, prandaj e ndjejnë zierjen e kësaj gjelle jo të mirë, pasi që barku i tyre ka nevojë për këtë gjellë. Zaten të uriturit brengat mund t`ia dijë vetëm i urituri dhe askush tjetër.
Të renditesh në të njëjtin krah me Ariun, duhesh të kesh fuqinë e tij se përndryshe një ditë Ariu mund ta zë uria dhe ti gjendesh para një rreziku të madh. Është rrezik ekzistence paraqitja jote trash para Ariut të uritur. Ndoshta dikush nuk e vëren, por vetëm ata të cilët kanë tentuar ti bëjnë lajka arinjve të shekullit XXI, mund ta dinë këtë konstatim në mënyrë pragmatike. Zaten vetëm mendimi se janë në të njëjtin krah me Ariun, i hollon përpjekjet e tyre për të vepruar punët e planifikuara qysh para disa viteve.
Kësaj here ti mund të jesh Ariu, ndërsa enciklopedistët munden të jenë të trashurit të cilët kanë nevojë të kuptojnë zërin tënd. Shqiptarët reaguan unanimisht kundër Enciklopedisë së parë maqedonase, në të cilën thuheshin shumë të pa vërteta për shqiptarët e këtij vendi, por edhe të trojeve ballkanike. Ndoshta është hera e parë në historinë tonë kur të gjithë shqiptarët ishin unanim se duhet që të urrehet kjo që po zihet nga ana e akademikëve maqedonas, të cilët janë mjeshtër të mëdhenj të veprimtarive denigruese në këtë shoqëri të pa integruar.
Në këtë konstatim na ka bindur historia e ekzistencës së tyre. Ishim të bindur edhe nga paraqitja në skenë e librit “Zhvillimi i çështjes nacionale sllovene” nga ana e Edvard Kardellit qysh në vitin 1939. Për idetë e tyre denigruese shqiptarët me dekada të tëra kanë vuajtur nëpër burgje dhe kanë qenë të internuar nëpër vende të ndryshme. Zaten po vazhdohen të njëjtat procese të realizohen mbi ne, ato që dekada me radhë na binin kokës sikur të ishim të domosdoshëm për të mësuar historinë e tyre, idenë, nevojën për një shtet të tyre unik.
Sot shqiptari i Maqedonisë edhe me diplomë universitare merr mësime se si duhet që ta ruaj këtë shtet nga një polic i thjeshtë i cili gjënë një milion mënyra se si tët maltretojë psikologjikisht por edhe fizikisht.
Nuk është rastësi kjo gjellë jo e mirë e cila u përgatitë nga akademidhët maqedonas. Zaten nga gjellët e tyre të helmuara ne jemi me pasoja dekada me radhë. Por, kësaj here në skenën e kundërshtive dolën dy akademi shqiptare të cilat ia banën me dije gjellëbërësve se nuk ekziston më dashuria për idealin e njëjtë marksist midis shqiptarëve dhe sllavëve të Ballkanit.
Sot shqiptarët dhe sllavët në Ballkan mund të jetojnë bashkë vetëm në saje të konceptit të “laicizmit të mirëkuptimit” dhe asnjëherë nuk do të kenë mundësi që të jetojnë nën brendinë e konceptit të “bashkim-vëllazërimit”. Zaten urrejtja e maskuar e një populli ndaj një populli tjetër është më e rrezikshme sesa shprehja e dashurisë së Ariut ndaj teje në momentet e dhënies së bananes prej dorës tënde. Ti ndoshta mund të jesh në rrezik gjatë dhënies së bananes, por e di saktë se ke punë me ariun i cili nuk logjikon dhe është një krijesë tjetër e cila ka nevojë për ushqimin të cilin ti ia jep.
Të gjitha gjërat e maskuara janë të rrezikshme jo vetëm urrejtja. Por, urrejtja e maskuar është një metodologji e të vepruarit të sllavëve në Ballkan në skenën politike. Shqiptarët tashmë të faktorizuar përmes dy shteteve në Ballkan reaguan ashpër ndaj një paraqitje në pah dhe largimin e maskës së urrejtjes nga ana e maqedonasve ndaj tyre.
Disa Maqedoninë, do e quanin një vend të vogël pa shumë peshë! Ndërsa unë do e quaja një vend të vogël me sherrin e madh. Jo rastësisht ky vend ka dalë prej ish-Jugosllavisë pa luftë dhe vite me radhë po pengon shqiptarët që të integrohen dhe të demokratizohen në botë.
Unë i gëzohem paraqitjes në skenë të urrejtjes së sllavëve ndaj shqiptarëve, pasi që ndonjëherë ne po harrohemi në kolltukët e pushtetit dhe po përpijmë gjithçka vetëm për hir të atij kolltuku, bile nuk po pyesim se çfarë gjelle po na ofrohet. I frikësohem mos organizimit të shqiptarëve dhe mos përgatitjes së tyre politikisht që të mos kenë mundësi të bëhen lojë e lojërave politike të përgatitura nga forcat sllave në Ballkan.
I gëzohem Enciklopedisë së parë maqedonase në këtë mënyrë si është, pasi që të gjithë shqiptarët e Ballkanit por edhe në diasporë e kuptuan se kemi dy akademi shkencash në Ballkan, dhe disa akademikë shqiptar në Akademinë Maqedonase, të cilëve zërin nuk ia kemi dëgjuar për disa vite me radhë. Shqiptar, kujdes gjellët që po zihen në Maqedoni!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër