“Kirurgët” e politikës…
Dolën në skenë prokurorët, "kirurgët" e politikës. E akuzuan një të ri se ka ‘pas ndërmend" t’ia shuaj jetën kryeministrit Hashim Thaçi, ndonëse ai nuk qëlloi në shtëpi! Kjo është një marrëzi, e cila, s’do mend, do të hyjë në analet e gjyqësisë.
Prokurorët "ex oficio", për ndonjë dyshim të bazuar, i ndjekin të tjerët, i akuzojnë. Madje, edhe për vrasje në tentativë, siç ndodhi me të riun Fazli Sejdiun. Por, kjo nuk do të thotë se "diagnoza" e tyre është e qëlluar. Megjithëkëtë, ata mund ta ndërrojnë mendjen gjatë gjykimit, ta modifikojnë akuzën, apo edhe të heqin dorë nga ajo.
Mbrojtësit i përgënjeshtruan akuzat që u vihen në barrë klientëve të tyre, të premten (4 shtator), gjatë seancës së ashtuquajtur për konfirmim të akuzës.
Në Romën e lashtë, gjykatësit i janë drejtuar prokurorëve:"Daho mihi facta, dabo tebi ius" ( "Mi jep provat, ta ndajë drejtësinë" ). Ky parim vlen edhe në të drejtën e procedurës sonë penale. Andaj, para drejtësisë, askush s’është i priveligjuar, mbi ligjin.
Me akuzat hipotetike, nuk nxirren njerëzit në gjyq, të imagjinosh për akëcilin person se ka pas ndërmend ta bëjë këtë apo atë krim. Mjerisht, e fatkeqësisht, disa prokurorë ende e kanë vesin e së kaluarës, donë të bëhen "interesant", t’i hyjnë në hatër politikës, pse jo kryeministrit Thaçi, për të treguar se organet e ndjekjes janë të efektshme, e ‘godasin krimin’.
Ditën e ngjarjes, kur ka ndodhur "hallakama" kryeministri Thaçi nuk qëllon në shtëpi. Andaj, të ngritësh akuzë se ndaj tij qenka bërë tentim vrasja është non sens, diçka e pakapshme për mendjen e shëndosh.
Zhargoni i prokurorëve: Ai (Fazli Sejdiu) ka pas ndërmend ta vras Thaçin, kur ai nuk ishte në shtëpi, vërtet është akuzë e përçudshme, që i kalon caqet e normales. Mbase dihet, ç’është atributi i veprës në fjalë. Akëcili person e sulmon ndokë qoftë me armë të ftohtë apo të zjarrtë. Nëse, bie fjala, shkrep nga revolja plumbat mbi të, plumbat mund të mos e qëllojnë, por një veprim i këtillë, akti i dështuar, cilësohet si vrasje në tentativë.
Disa prokurorë, me gjasë të padijshëm, po i imitojnë veset e së kaluarës. Para luftës, prokurorët serbë i nxirrnin në gjyq "pacientët" e tyre, shqiptarët, i akuzonin se kanë ‘pasur ndërmend ta kallnin Jugosllavinë". Akuzat e tyre pinin ujë, gjykatësit bënin amin, të akuzuarve u caktoheshin dënimet drakoniane. Por, ajo kohë perëndoi.
Mbeti enigma. Çka i shtyri këta prokurorë ta cilësojnë veprimin e të pandehurit Sejdiu si vrasje në tentativë?. E bënë këtë për "poenë politikë", apo nga mosdija?!
Kirurgët operojnë në sallat e spitaleve. Aty mund të marrin pjesë edhe studentët e mjekësisë. Ndërkaq, në sallat e gjyqeve "kirurgët", prokurorët e gjykatësit operojnë publikisht. Për proceset, si ky, njoftohet publiku, merr vesh se ç’ndodhë në gjykatore. Sipas prokurorit të çështjes, kryeministri Hashim Thaçi e ka atributin e viktimës, të dëmtuarit. Ai medoemos duhet të paraqitet si dëshmitar në gjykatore.
Prokurorët nuk janë engjëj, të pagabueshëm, edhe këta gabojnë. Por, të akuzosh dikë për një akuzë hipotetike, këto gafe janë të pafalshme. Fazli Sejdiun e akuzuan për vrasje në tentativë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa tre të pandehurit tjerë për ndihmë dhe moskallëzim të kryerjes së veprës penale. Gjykatësit nuk do ta gëlltisin "krimin e rëndë" të Fazli Sejdiut. Kjo është logjika juridke.
Sipas hetimeve të policisë dhe prokurorit vëhet në pah se Sejdiu e ka "vizituar" shtëpinë e Thaçit, është qëlluar nga rojet. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur gjurmët, pikat e gjakut. Ditën e ngjarjes, Thaçi nuk ka qëllluar në shtëpi. Kë ka dashur ta vras Fazli Sejdiu?!
Supozojmë se Sejdiu ka dashur ta "hallakat" shtëpinë e kryeministrit, të marrë diçka nga aty, mbase, sipas prokurorit, paska qenë i armatosur. Nëse vërtetohet kjo akuzë, ai mund të fajësohet vetëm për armëmbajtje pa leje.
Për hajnat thuhet se ‘nuk kanë komb e kombësi’, nuk i zgjedhin viktimat, qëllimi i tyre është të përfitojnë materialisht.
Në Lezhë të Shqipërisë u ngrit pluhur i madh, policia kapi 14 vjeçarin J. Alcanin, i dyshuar t’i ketë kryer 100 vepra penale të vjedhjes. Minoreni që thirret me mbiemër (pasi është kthyer në fenomen) më 26 maj të këtij viti ka hyrë në një banesë ku ka arritur të gjej dhe të grabis 20 milionë lekë (të vjetra), ai ka depërtuar edhe në banesën e një inxhinieri dhe nga aty të marrë një shumë të madhe parash.
Në Shekullin online lexuesit e "lavdëruan" Alcanin, për të kishin thënë se është "gjeni". "Ky ‘gjeni’ kërkon vëmendje të veçantë. Agjenturat e huaja (pse jo edhe shërbimet tona sekrete) i kërkojnë me qiri njerëz të këtillë…", shkruan Arseni. Ndërkaq, lexuesi Blendi shton:"Pse nuk e rekrutojnë në polici, talent…".Tani vë në pah :"Jam i sigurtë se Sala do ta bëjë sekretar", kurse Kjules ndërhyn:"Unë them ta propozojmë për deputet!". Pati opinione që Alcati të dënohet rrastë…
Lezhjanët ishin në zor nga Alcani 14 vjeç, por ka të rinj në Kosovë, si Alcani, që kanë thyer "rekorde"! Fazli Sejdiu, siç dyshohet, e ka "vizituar" shtëpinë e kryeministrit Thaçi… Po ashtu, në Prishtinë, para dy vjetësh, tre të rinj, më të vjetër se Alcani, e "kontrolluan" shtëpinë e kryeprokurorit të Kosovës, Hilmi Zhitia. Këtu morën gjera me vlerë, stoli të arit, para, pasaporta…
Seancën dëgjimore në gjyq e kam ndjekur ndaj këtyre të pandehurve të dyshuar për një sërë vjedhjesh. Si gazetar i gazetës "Epoka e Re" raportova për rrjedhën e kësaj seance…
– E pranojmë se kemi vjedhur në atë shtëpi, por s’e kemi ditur se ajo është e kryeprokurorit Zhitia, thanë të pandehurit duke shtuar se prokurori i ka ngarkuar pak si tepër… "S’është e vërtetë se ia kemi marrë pesëlirshin…", pati thënë njëri nga ta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarr-komoglavve-780x439.jpg)
Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re