LAJMI I FUNDIT:

Si i shndërruan debatet e buxhetit komunal në fushatë parazgjedhore?

Debatet e thirrura nga komuna e Prishtinës për të diskutuar projekt-buxhetin 2010, janë shndërruar në takime partiake Një numër i vogël qytetarësh, shoqëruar me një numër të madh zyrtarësh komunal janë “kuorumi” i këtyre debateve. Debatet i fillon kryetari i komunës, në krah të cilit qëndrojnë disa drejtorë, ndërsa për ballë tij drejtorët tjerë, zyrtarët komunal dhe në rreshtin e fundit qytetarët që pothuajse shumica janë anëtarë të LDK-së, drejtues dhe zyrtarë të degëve. Kur them anëtarë të LDK-së e them duke u bazuar në fjalorin e tyre. Një fjalor i përgatitur mirë, i shoqëruar me lëvdata dhe pa asnjë kritikë për punën e kryetarit! Pas fjalës së moderatorit të debateve (kryetarit), fillojnë lëvdatat e drejtorëve komunal. Pas tyre pyetjet e qytetarëve. Interesant është fakti që “moderatori” i njeh të gjithë me emra. “Azemi e ka fjalën, urdhëro Azem”! Dhe pa dyshim të gjithë “Azemat”, fillojnë me të njëjtin fjalor “I dashuri kryetar, ju keni bë punë të madhe, keni punu më shumë se që u dashtë!!! Por kam edhe diçka…”! Jo rrallë diskutimet shndërrohen në diskutime partiake, por pas pak “moderatori” në të qeshur ju drejtohet të pranishmëve “këtu jemi për projekte, mos hyni fell”! Madje shpesh janë dëgjuar “ankesa” ,”unë jam anëtar edhe adhurus i partisë, e rruga s’po na shtrohet”! Madje shpesh në takime janë parë figurat e larta partiake në mesin e të cilëve djemtë e presidentit aktual !!!

Këto takime të emëruara për interesa qytetare nuk janë të tilla. Sipas asaj që kemi parë dhe dëgjuar debatet janë organizuar me qëllim të fuqizimit të strukturave partiake në lagjet e ndryshme, si përgatitje e zgjedhjeve të vjeshtës. Secila parti mund të organizojë takime me anëtarët apo jo anëtarët e saj, por të thirren debatet në emër të projekt-buxhetit dhe në realitet të jetë e kundërta, ky më së paku është manipulim. Manipulim i pozitës së kryetarit të komunës, të zgjedhur me votat e shumicës së qytetarëve. Besim i dhënë dhe zotim për të punuar dhe përfaqësuar interesat e të gjithëve në këtë komunë. Po ashtu kemi qenë dëshmitar të injorimit të pyetjeve që kemi parashtruar në këto debate, ne si aktivistë të shoqërisë civile nga ana e kryetarit. E kemi thënë dhe më parë, Prishtinës dhe komunave tona ju duhen kryetar që punojnë për interesa të të gjithëve, kryetar që pavarësisht nga përkatësia partiake punojnë taman si kryetar komune. Nuk na duhen injorantë, nuk na duhen përjashtues dhe aq më pak njerëz që me sjelljet e tyre luajnë rolin e kryesuesve të ish-partive komuniste.

Kjo tregon për jo seriozitetin e strukturave dhe udhëheqjeve komunale, jo vetëm në Prishtinë. Pikërisht vitin e kaluar një organizatë serioze ka organizuar debate për këtë qëllim, por në asnjërin nga takimet drejtuesit e KK-së nuk kanë marrë pjesë. Hartimi i buxheteve sipas prioriteteve që paraqesin qytetarët është nismë që po praktikohet në vendet më të zhvilluara, sepse përfshin drejtpërdrejt qytetarët dhe interesat e tyre në planet e qeverisë lokale. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje e forcon demokracinë dhe rolin e tij në jetën publike. Por, nuk mund të këtë përfshirje të nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve dhe lagjeve të tyre me pjesëmarrjen e disa njerëzve (kryesisht të porositur). Diskutimet për projekt-buxhetin duhet të përfshijnë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, ekspertëve, shoqërisë civile dhe të medieve.


(Autori është drejtor ekzekutiv në OJQ Mileniumi i Ri – Prishtinë)

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Kalo në kategori