Pse “Mehmet Kosova” na i çmendi femrat?
– Vështrim për serinë televizive “Mehmet Kosova” të shfaqur në RTV21 –
Fenomeni i shquar e i identifikuar kohët e fundit si “Mehmet Kosova”, i sjellë në Kosovë nga RTV21, surprizë për shikuesit tanë, si edhe seritë e tjera televizive të mëparshme, në idilin e tranzicionit kosovar, kur çdo gjë më nuk është si ka qenë, ka bërë që në kohën kur po shfaqet kjo telenovelë, sa romantike sa e mbushur me aksion, shumë femra kosovare e edhe pak meshkuj kosovarë t’i “lëpitë” nga e marta deri të premten për ekrani nga ora 20.15 deri në 21.00.
Si mund të shpjegohet në kontekstet sociologjike e mediatike fenomeni i idilit mes Mehmetit (kryeprotagonist i predisponuar që të vuajë për dashurinë e humbur) dhe Nerminit kur dihet se çdo ditë në rrethanat tona kosovare kemi raste të tilla.
Në realitet, çka e shquan këtë seri të re, ku sipas analizave kuantitative, personazhi Mehmet ka filluar t’i preokupojë femrat e Kosovës, aq sa, në kohën kur shfaqet ky seri, rrugicat e qyteteve e të qytezave pothuajse zbrazen tërësisht! Frikohesh nëse në orën 20.00 e një çerek të zë terri vetëm në ndonjë qorrsokak e i sheh të tjerët duke vrapuar për në shtëpi, se u është bërë vonë!
Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta sociale e ekonomike, tani në familjet kosovare shtohet edhe xhelozia dhe grindjet për këtë serial. Një burrë që punon si roje nate, në kohèn kur emitohet seriali i "Mehmetit" i telefonon gruas së tij për të cilën e din shumë mirë qe vetëm vdekja e ndan nga ekrani. Ajo zakonisht nuk lajmërohet dhe të nesërmen e akuzon të shoqin, pse të paktën nuk po i`a qëllon në reklama!
Nëse do t’i adresoheshim ndonjë studimi empirik, që tani me siguri na mungon, kujtoj se deri-diku do të mund ta elaboronim fenomenin e tillë, i cili, në mungesë të një debati publik, të paktën nëpër televizionet tona, do ta na mundësonte ta shoshitim këtë çështje në shumë aspekte. Por, çfarë është ajo që aq shumë i tërheq shikuesit kosovarë ta përcjellin me aq afsh dhe dramë, njëkohësisht, këtë Mehmetin. (Thuhet se në familje të ndryshme derdhen edhe lot currjel).
Nuk jemi ne shoqëri që nuk jemi mësuar të shikojmë seri të pavlera. Ato që nga paslufta na e kanë zënë frymën, thuajse e gjithë skema programore ka qenë e, fatkeqësisht, është e mbushur me ta, por me serinë “Mehmet Kosova” na u "prish" pak stili i jetesës, rehatia!
Përderisa seritë spanjolle fundin e kanë të lumtur, pavarësisht padrejtësive, intrigave, hakmarrjeve që përjetoheshin në çdo episod, ato fundin e kishin të lumtur. Të gjitha ato "dhimbje" të tyre i rehatonin në fund shikuesit, sepse zgjidheshin mosmarrëveshjet, bashkoheshin të mirët, dhe gjithçka bëhej mirë e më mirë.
Kurse, për dallim nga ta, te seritë turke duket që ndikon skenari dramatik, personazhi nga "Kosova", atmosfera mediatike e fuqizuar në mediet tona të shkruara, pastaj referimi që i bën filmi ekskluzivisht vetëm subkulturës së femrës, vuajtjet që i pësojnë një nga një personazhet kryesorë, Mehmeti dhe Nermini, atmosfera "shqiptare" (ndejat në ambiente familjare, respekti për mysafirët, pirja e çajit), kanë bërë të vetën që ky seri të bëhet kaq i famshëm këtu te ne, e që, fatkeqësisht, duket se nuk po përfundon me një “happy end”!
Madje, nëse i adresohemi ndonjë kualiteti regjisorial, nuk do të gjenim diçka shumë profesionale. Nëse i adresohemi temës, po ashtu kemi tema identike në shumë seri dhe shumë televizione të tjera që nuk e kanë këtë shikueshmëri kaq të madhe sikurse ky seri.
Nuk dua ta shoh këtë kredibilitet të kësaj serie si pasojë e një lobimi të RTV21, për shkak se ai normalisht ka intencë të krijojë audiencë të madhe të veten rreth këtij televizioni.
Një element që e ka ngritur këtë shikueshmëri të kësaj serie padyshim është papunësia.
Femrave të papuna gajlet më të mëdha ua heq Mehmeti! Por, kur të analizohen qëllimet e medieve tona, si kjo e RTV 21, e cila tenton ta ngrehë shkallën e shikueshmërisë, pastaj shkallën e ndjeshmërisë sonë, ne jemi më të dëmtuarit që “ngujohemi” përballë një monitori e përballë një Mehmet Kosovari që bezdis femrat vazhdimisht.
RTV21, sapo të kryhet ky seri, ka menduar për shikuesit tanë të sjellë edhe romanca të tjera kaq të ndjeshme. Hair i qoftë e aferim!
(Autorja është gazetare e diplomuar. Tash i vijon edhe studimet bachelor në Sociologji në UP)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit