Partia në pozitë dhe në opozitë
Duke lexuar tezat e Mr.Emerlla Ukshini-t në lidhje me demokracinë brenda partive politike të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, vështrova një problem që kishte ngërthyer dhe përpunuar shkencërisht rreth partisë në pozitë dhe në opozitë. Mendova t`i bëjë disa reflektime të mia në këtë segment.
Demokracia nuk mund të funksionojë dhe të ekzistojë në një vend, nëse në të nuk ka parti politike të cilat synojnë pushtetin. Partitë politike që arrijnë të bëhen opozitë ata gjithmonë synojnë drejtë pozitës politike në vend dhe asesi të ngelin gjithmonë në opozitë. Pasi që partitë politike opozitare nuk kanë benificionet e njëjta ekonomike si i kanë partitë politike në pozitë.
Mendoj se duhet zhvilluar një garë politike e drejtë dhe e sinqertë midis partive politike në pozitë dhe në opozitë me qëllim që të fitojë ajo që është më bindëse. Edhe pse dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë, me ardhjen e sistemit pluralist, partitë politike më shumë bazohen mbi vlera nacionale, sesa në programe dhe platforma ekonomike, prapë se prapë është domosdoshmëri gara e drejtë dhe e sinqertë. Se në një vend ku ka konkurrencë politike, por konkurrencë jo të drejtë, gjithmonë do të ketë shtypës dhe të shtypur edhe nga vet simpatizantët e partive politike.
Në një situatë të këtillë ku dy veta konkurrojnë ndërmjet veti, pala e tretë gjithmonë gjënë rrugë dhe mënyra se si t`i realizojë planet e veta nacionale, ekonomike, politike, diplomatike në lidhje me shtypjen dhe përbuzjen e popujve të caktuar.
Politika sa është e ngatërruar në esencë, ajo është edhe aq e qartë në përmbajtje. Për disa vlen logjika darviniste se disa njerëz janë të destinuar që të zhduken nga skena ose faqja e dheut, ndërsa ata që janë të fortë kanë mundësi të mbijetojnë. Logjika e mbijetesës në politikë është logjikë jo reale dhe jo e sinqertë. Do të ishte reale sikur të bëhej fjalë vetëm për subjektet politike pa përfshirë këtu edhe kalkulimet e tyre që ata bëjnë me popullatën, por pasi që gjithmonë kanë në mendje popullatën është areale të mendohet se logjika e mbijetesës është logjikë e përshtatshme e politikës.
Sidoqoftë partitë politike janë grupe interesi të cilat si të tilla ndërtojnë programe dhe platforma të ndryshme se si ti drejtohen popullatës. Mr.Emërlla Ukshini duke folur rreth këtyre problematikave i vendoi theks të veçantë krijimit të klaneve të ndryshme në kuadrin e partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai përmendi edhe statusin e partive politike, llojin e sjelljes së vendimeve në parti, formën e organizimit të këtyre partive politike dhe sjelljen e partive politike kur janë në pozitë dhe në opozitë.
Partitë politike derisa janë në opozitë janë shumë të zëshme, të lidhur shumë më anëtarët dhe simpatizantët e partisë, pranojnë sugjerime oferta, mendime të ekspertëve dhe në kuadrin e tyre pranojnë edhe intelektual të ndryshëm. Derisa gjenden në opozitë ato parti bëhen zëri i popullit, bëhen bashkë me të në çdo brengë, nuk ekzistojnë klanet e as lokalizmat, por partia është e orientuar në frymën e unitetit dhe drejtësisë. Anëtarët e rinj pranohen mbi baza të ndershmërisë dhe të nivelit arsimor, dhe jo mbi baza të nepotizmit. Mbahen mbledhje të zakonshme dhe të shpeshta, i kushtojnë rëndësi statusit të partisë dhe janë të lidhura shumë me mediet.
Zakonisht në këtë periudhë partitë politike gjejnë edhe përkrahje prej masës së gjerë të popullatës, pasi që populli kërkon parti të këtilla, por jo vetëm në opozitë, por të jenë të këtilla edhe gjatë periudhës së udhëheqjes me pushtetin. Është e vështirë të krijohen fraksione të ndryshme brenda partisë në kohën kur partitë politike janë në opozitë, dhe zakonisht këto parti janë shumë të lidhura ngushtë me partitë tjera edhe pse i kanë oponent politikë.
Partitë politike kur hynë në pozitë, zakonisht ndryshojnë të gjitha rrjedhat e veprimtarisë së tyre. Premtimet nuk i mbajnë, fillojnë që brenda natës të ndërrojnë edhe interesat edhe shoqëria. Kreu i partisë bëhet vështirë i depërtueshëm nga ana e anëtarëve të thjeshtë të partisë, krijohen klane dhe grupe të ndryshme brenda partisë. Kësaj here partia nuk bëhet zë i popullit i cili e ka sjellë në pozitë, por bëhet zë i interesave meskine të grupeve të caktuara në parti.
Ata ngrenë zë vetëm kur cenohen interesat e tyre materiale, ndërsa harrojnë edhe planet dhe platformat e tyre nacionale të cilat i kanë dizajnuar dhe e kanë gënjyer popullatën gjatë periudhës kur ishin në opozitë. Tashmë fillojnë që të mos mbajnë lidhje të mira me partitë politike oponent dhe fillojnë që të shahen ndërmjet veti. Kjo gjë është veçori gati në të gjitha vendet në tranzicion por edhe në disa vende perëndimore të cilat vende kanë zhvillim të lartë ekonomik.
Edhe pse kemi shembuj të rrallë në rruzullin tokësor ku disa parti politike si në opozitë si në pozitë sjellën njëjtë, prapë se prapë mendoj se një ndryshim i këtillë rrënjësor i partive politike kur janë në opozitë dhe në pozitë është shumë i dëmshëm për gjithë popujt e rruzullit tokësor. Nëse partitë politike ballkanase marrin shembull nga partia AKP e Turqisë së Rexhep Taip Erdoganit, mendojë se vendet e Ballkanit do të frymonin më lirshëm nga dukuritë e ndryshme negative që ndodhin këtu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër