LAJMI I FUNDIT:

Lejimi apo moslejimi i ndërtimeve pa leje në kryeqytet

Pas shumë viteve një informatë nga shtypi ditor i fund javës më befasi për të mirë,bëhet fjalë për iniciativën e Kuvendit Komunal të Prishtinës për rregullimin e trajtimit të objekteve pa leje. Është përpiluar një rregullore e cila do të aprovohet në Kuvend pas diskutimeve publike që do të zgjasin një muaj pasi Komuna nuk e pret ligjin për legalizimin e objekteve pa leje i cili iu ka shërbye pushteteve lokale vetëm si pretekst për të mos veprua pasi një ligj i tillë fare nuk ka qenë i domosdoshëm.

Atë që e ka kërkuar autori i këtyre rreshtave me vite të tëra pas luftës së fundit, shumë herë publikisht dhe me shkrimet e veta konstruktive se trajtimi i objekteve pa leje duhet të bëhet me rregullore komunale e jo të bëhet me një ligj kur ai do të nënshkruhet. Një ligj i tillë njëherë ishte aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2005 por si duket me qëllim nuk ishte aprovuar nga PSSP i atëhershëm, ma në fund po realizohet. Ishte ky vetëm “shkas”për mosveprim pasi ekzistonin mekanizmat ligjore për veprim në të dy nivelet shtetërore. Këto ditë Kuvendi Komunal i Prishtinës si duket “do ta zbaton” një rregullore për legalizimin e objekteve pa leje me një vonesë dhjetë (10) vjeçare edhe se ekzistonte një rregullore e tillë komunale edhe para luftës së vitit 1999, por mungonte vullneti politik dhe teknik për aplikimin e saj. Pasojat e këtyre veprimeve nga aspekti profesional kurrë nuk kamë mundur t’i arsyetoi apo shpjegoi pasi me këto veprime të gjithë jemi humbës të mëdhenj çka realiteti po e tregon shumë qartë çdo ditë.

Prishtina ka një histori të zhvillimit hapësinor-urban dhe arkitektonik e cila aspak nuk është respektuar vitet e fundit,pasi për atë duhej bërë analiza dhe studime strukturore e jo vetëm konkludime se me zgjidhjen e komunikacionit (unazave),do të zgjidhën të gjitha problemet, hapësinore urbanistike dhe arkitektonike të kryeqytetit të Kosovës. Ky duhej të ishte vetëm si produkt i dokumenteve të cekura,të cilët mungojnë e pa dyshim mundet të ndikojnë në mirëqenien e banorëve të kryeqytetit. Janë “profesionistët” së bashku me pushtetarët tjerë që kanë detyruar banorët e Prishtinës të ndërtonin dhe të blejnë objekte të ndërtuara pa kontroll profesional. Nuk duhet harruar se Prishtina ka qenë dhe është modeli i jo-profesionalizmi dhe jo-ligjshmërisë për të gjitha komunat tjera në Kosovë. Këtu ka qenë rreziku më i madh dhe për fat të keq sot është realitet pasojat e të cilit të gjithë ne do ti përjetojmë në të ardhmen. Është domosdoshmëri të respektohet zhvillimi POLICENTRIK i qyteteve si një prej principeve themelore në planifikimin aktual hapësinor dhe urban në tërë rruzullin tokësor. Kjo nënkupton shkarkimin e qyteteve, e në rastin e Prishtinës nuk është duke u vepruar kështu. Duhet ndryshuar qasjen ndaj kësaj problematike esenciale të ekzistencës së kësaj shoqërie.


Ndërtimet pa leje janë kaptin e veçantë në këtë qytet që tenton të jetë kryeqytet i Kosovës. Pas vitit 1999, në periferi të qytetit u ngritën një numër i vendbanimeve,të ndërtuara në tokë bujqësore dhe në shumicën e rasteve të kyçura ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit, rrymës dhe infrastrukturave tjera. Kemi vendbanime të reja të ndërtuara pa zgjidhje urbanistike apo zgjidhje vetëm në nivel të tokës që e posedojnë apo e kane ble nga dikush. Njerëzit tanë paguajnë privatisht para të shumta pa nevojë. Krejt kjo ngjau në vazhdimësi para syve të zyrtarëve komunal që janë përgjegjësit dhe obliguesit kryesor për të ndalur këto procese. Shumë banorë ndërtuan shtëpi të reja,ose i zgjeruan ndërtesat ekzistuese, pa leje të ndërtimit,kemi shumë raste kur kërkesat e tyre realiste nuk janë shqyrtuar nga zyrtarët komunal me vite. Mbindërtimet u zhvilluan aty ku kishte mundësi duke mos përfillur as rregullat elementare teknike. Ndërtesa të reja komerciale,u paraqitën në zona të pa planifikuara. Edhe qendra e qytetit nuk u kursye nga shumëkatëshet e reja dhe moderne duke mos përfillur kriteret minimale të infrastrukturave ekzistuese. Si të ndërpriten ndërtimet pa leje kur jemi dëshmitar të asaj se janë duke u toleruar ndërtimet para syve të komunarëve me disa arsyetime absurde si është mungesa e teknikes vepruese në lartësi etj. Arsyetohen me mungesë të planeve rregulluese e në esencë është mungesa e përgjegjësisë profesionale dhe asaj ligjore pasi për ndërtime të reja ka pasur baza ligjore para “aprovimit” të dokumenteve të planifikimit komunal.

Me vite caktohen lokacionet me nguti për objekte të ndryshme si shkolla,objekte sportive,pa pasur koncepte të qarta se si do të zhvillohet ky qytet në mungesë të planit realist të zhvillimit urban (PZhU) të cilin duhet punuar dhe përshtatur rrethanave të reja politike. Për të arritur këto obligime që i kërkon kryeqyteti i shtetit,do të duhej të punohen dokumentet e planifikimit hapësinor ashtu si e kërkojnë edhe ligjet pozitive të planifikimit nga shtatori vitit 2003 e jo të veprohet në të kundërtën me disa strategji…., plane rregulluese të pa realizueshme etj. Pasojat e këtyre veprimeve kanë filluar të ndihen posaçërisht te gjeneratat e reja pasi haptas ndërtohet pa kontroll, jo ligjërisht ndryshohen planet rregulluese të aprovuara ma parë si jo të zbatueshme,e krejt këto nën ombrellën e organeve shtetërore të dy niveleve si është rasti me lagjen “Tophane” etj.

Në Prishtinë ka pasur mundësi dhe ende ka që të gjithë të ndërtojnë për një jetë ma të rehatshme. Sikur të punohet me rregullat (ligjet) e përcaktuara nga ana e shtetit të gjithë do të fitonin edhe nga aspekti material, kryesorja kualiteti i jetës do të ngrihej si dhe do të kishim një mirëqenie pozitiviste e cila do të ndikonte ne zhvillimin e të gjitha aktiviteteve tjera jetësore. Kualiteti i jetës urbane në Prishtinë është shumë i varfër, nga mënyra e zhvillimit të qytetit mundësit për një jetë normale janë minimale. Do të theksoj vetëm rregullimin e varrezave të kryeqytetit që është indikatori kryesor i kulturës së një shoqërie që pretendon të ketë premisa civilizuese. Për të arritur këtë duhet ndryshuar filozofin e të menduarit ne fushën e Planifikimit Hapësinor, urbanizmit dhe arkitekturës,e kjo do të ngjajë atëherë kur të gjithë do të kryejmë detyrat e veta me profesionalizëm të lartë dhe me punë të përkushtuar, metodat e vjetra të planifikimit konvencional me ndalesa janë të tejkaluara,sot bota preferon planifikimin hapësinor dhe urban strategjik me respektimin e ligjeve në fuqi.

Ka shumë çështje të tjera që duhet hulumtuar e për të cilat duhet shumë kohë dhe punë profesionale e jo si është vepruar deri me tani në Prishtinë duke “prodhuar” vetëm dokumente urbane qe janë pluhurosur në raftet komunale,pasi nuk ishin realiste,si është duke ngjarë me disa plane rregulluese të cilët kanë kushtuar shumë KOHË të humbur, ngjashëm si ka ngjarë më pare gjatë planifikimit centralist – konvencional. Është tragjike të përmendët KOHA e cila do të tregoi se çka është punuar,kur është vepruar në të kundërtën në realitet. Mos respektimi i kohës është shkaktari kryesor i tërë katrahurës urbane në Prishtinë.

Qëllimi nuk duhet me qenë rrënimet e objekteve, të gjithë të interesuarve duhet më iu mundësuar kushte të njëjta për ndërtim sipas standardeve dhe normave ligjërisht të përcaktuara. Si shoqëri jemi duke e përkrahur ekonomin e mirëfilltë të tregut, dhe një jetë dinjitoze për të gjithë banorët e kryeqytetit. Kjo shumë lehtë mundet të arrihet me punë profesionale dhe vetëm me punë profesionale.

(Autori është arkitekt i pavarur. Ish-zyrtar i lartë në MMPH, në Departamentin e Planifikimit Hapësinor)

Në trend

Më shumë
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Kalo në kategori