LAJMI I FUNDIT:

Vizita si licencë imazhi!

Vizita e zevendëspresidentit amerikan Joseph Biden para se gjithash duhet shikuar në optikën e imazhit. “Newborni” i papërfillshem nga disa vende në planin global për orë të tera ishte kryelajm i gjithë mediave më prestigjioze të botës, duke bërë kështu një “supermarketing”, pa shpenzuar asnjë cent. Qendrimi i Bidenit në Kosovë rideshmoi jo vetëm proamerikanizmin e qytetarëve të Kosovës, por e konfirmoi Kosovën si ambient ku mbizotëron paqja dhe realisht kjo ishte një licencë në aspektin e imazhit dhe të sigurisë.

Shikuar nga ky kënd, Kosova e trajtuar jodrejt nga disa qarqe arriti të bindë të gjithë skeptikët se është në gjendje të prodhojë stabilitet jo vetëm për vetën e saj, por edhe për të tjerët rrotull nesh. Vizita e Bidenit është edhe një shërbim i shkëlqyer që i bëhet përmirësimit të imazhit të Kosoves dhe më së paku tek të huajt krijon mendimin se Kosova është një vend serioz, me stabilitet të mjaftueshëm politik,ekonomik, me rend e qetësi normale, dhe me vizione të qarta e progressive për të ardhmen.

Me miliarda euro do të shpenzoheshin në fushata mediatike dhe nuk do të mund që as përfaersisht të arrijnë efektin për një tablo me pozitive për Kosovën, sesa vizita e zevendëspresidentit Joseph Biden. Të vie një diplomat i këtij rangu dhe të jep mesazhe qfarë dha ai nga Kosova dhe për Kosovën do të të thotë se çdo investitorë të marrë me shpejëtsi lapsin dhe të shenojë në agjendën e tij si vend potencial investimi Kosovën, të shlyej nga harta e deritashme se Kosova ka probleme të pazgjidhura politike, të flakë nga koka pershtypjen se Kosova është një vend ku s’gjen dy ditë rend të mbara e etiketike të ngjashme që kanë rënduar në vazhdimësi imazhin e Kosovës.


Nuk është pak, madje është shumë më shumë sesa vlersimet që bëhën se vetëm pak kohë pas marrjes se detyrës në krye të listës së vendeve që vizitohen të gjindet Kosova. Dhe kjo jo për t’ia tërhequr veshin si disa vendeve pararendëse, por për ta mbeshtetur e siguruar se partnmeriteti dhe aleanca do të vazhodjë, madje edhe më fuqishëm se deri tani. Për me tepër se kjo ai erdhi në një periudhë kur Kosova ka filluar të jetë pjesë, respektivisht “ka plotësuar aplikacionet” për aderim në institucionet financiare-ekonomike ndërkombëtare.

Dhe padyshim se rekomandim më të mirë dhe hap me efektprurës sesa vizita nuk do të mund të rezultonte as ndonjë raport qindra faqesh me argumente pro antarësimit. Edhe ai që don të luajë rolin e injorantit dhe të pyes po me këtë stil-injorancë se ku na është kjo Kosova, përgjigjen me të freskët do e ketë: Aty ku zevendëspresidenti amerikan ishte me 21 maj 2009 !!!

Ndërkaq në plan pak me të gjerë kjo vizitë para se gjithash është një sinjal se administrata amerikane do ta shtojë angazhimin në Ballkan, në mënyrë që në listën e saj të prioriteteve të ngrihet profili i këtij rajoni në raport me pozitën dhe zhvillimet. Por duke mos u marrë me gjithë itinerarin e vizitës së tij, dhe duke u rikthyer tek stacioni kryesor që shqiptarëve u intereson-Kosova kjo vizitë nuk ka se si të vlerësohet ndryshe, përveqëse ashtu siq konstatuan të gjithë liderët institucionalë dhe analistët:

“Ngjarje kulmore në marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetje e fuqishme për Kosovën në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit dhe demokracisë të bazuar në vlerat e tregut”. Thenë realisht shqiptarët asnjëherë nuk kanë patur ndjenja antiamerikane. Edhe atëherë kur marrëdhëniet zyrtare midis dy vendeve nuk ekzistonin, Amerika ishte një ëndërr e hapur dhe e vazhdueshme për ta. Tek shqiptaret nuk njihen e as ndjehen raste të disponimit antiamerikan dhe aq më pak, revolta, siç ndodh jo rrallë në botë dhe vendet tona fqinje.

SHBA-të vazhdojnë te jenë një "avokat" i rendësishëm ndërkombëtar edhe i proceseve politike që po përshkojnë periudhen e post-pavarësisë. Dhe pas gjithë kësaj jo rastësisht Kosova ka statusin e vendit të preferuar për tregun amerikan. Me pak “filozofi tregu” nuk është e vështirë të vlerësohet se çdo investitorë do të dëshironte të ketë në prodhimet e veta etiketën “Made in Kosova”, sepse ato mallra kanë një status të preferuar në vendin me ekonominë më të madhe në botë. Jetojmë në kohën kur sipas filozofisë moderne, ekonomitë diktojnë politiken dhe jo e kundërta e që që do të thotë se politika më e mirë për Kosovën në ditën që do të vijnë është zhvillimi dhe integrimi i saj ekonomik. Jo shume burra të këtij kalibri kalojnë kendej, dhe në këto rrethana, vizita e zevendëspresidentit amerikan ka vlera të jashtëzakonshme për Kosovën!