Obama – lideri që po e ndryshon mendimin politik amerikan
Dëshira e amerikanëve për ndryshim ishte e dukshme dhe u bë e kapshme kur ata votuan për president Obamën, presidentin e parë afrikano-amerikan në historinë e Amerikës, i cili gjatë fushatës së tij presidenciale moto e kishte ndryshimin. Dhe ndryshimi u pa menjëherë kur në ceremoninë e inaugurimit të tij, në Washington u mblodhën mëse një milion njerëz, ceremoni kjo që rrallë mbahet në mend në historinë presidenciale të Amerikës.
Ndryshimi vazhdoi gjatë 100 ditëve të para të udhëheqjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, duke iu dhënë kahen e duhur shumë problemeve të mëdha, të shfaqura në formë krizash, me të cilat përballet sot kontinenti i ri.
Optimizmi amerikan për të mbështetur presidentin Obama po rritet dita-ditës, duke i mbështetur fuqishëm idetë politiko-ekonomike të tij që njëherësh po sjellin ndryshimin e drejtimit në të cilën po ecën vendi.
Presidenti Obama gjatë kësaj periudhe kohore edhe pse po ballafaqohet me një situatë të rëndë ekonomike, me dy luftëra të ashpra në Irak e Afganistan, luftën mes Izraelit e Palestinës si dhe me tensione që dita-ditës po rriten në Pakistan, Iran etj., ka bërë shumë për ta transformuar peizazhin politik dhe për ta rikthyer besimin e humbur të opinionit publik.
Përpjekjet e tij për t’i vënë në jetë premtimet e bëra gjatë fushatës presidenciale si dhe udhëheqja e denjë e vendit drejt tejkalimit gradual të këtyre krizave janë vlerësuar lartë nga sondazhet serioze në Amerikë dhe popullariteti i lartë i presidentit Obama në tre muajt e parë të udhëheqjes së tij është me rëndësi jetike për suksesin e tij në të ardhmen.
Mbështetja substanciale e publikut si dhe e shumicës në Kongres ka bërë që Obama ta aprovoi jo me shumë vështirësi dhe atë shumë shpejt paketën stimuluese ekonomike prej 787 bilionë dollarësh, një shifër kjo marramendëse, pastaj vendosja për ta mbyllur qendrën e paraburgimit në Guantanamo Bay në Kuba, si dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku në verën e vitit 2010.
Gjatë udhëheqjes së tij të hershme Obama ka treguar se është një president praktik, i matur dhe mbi të gjitha një intelektual i pajisur me njohuri të gjëra ekonomike, politike e gjeostrategjike. Duke i shikuar këto karakteristika të udhëheqjes së tij si dhe kohën e turbullt me plot probleme në të cilën po udhëheqë ai, analistët e krahasojnë atë me Franklin Roosevelt-in e madh për të cilin edhe vet presidenti ka admirim të madh.
Kur flasim për 100 ditët e udhëheqjes së Obamës si president, i cili ka një fillim të mbarë, duke i adresuar shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria amerikane sot, na shkon ndërmend numri gati i po aq i problemeve të cilat presin zgjidhje nga presidenti dhe kabineti i tij.
Obama në planin e jashtëm politik konfronton dy luftëra të ashpra në Irak e Afganistan, tensionet në rritje në Pakistan, ambiciet e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore, luftën në mes të Izraelit e Palestinës, dhunën dhe trafikun e drogës në Meksikë, rikonfigurimin e marrëdhënieve me Rusinë, si dhe me vendet e Amerikës Latine, si Venezuela dhe Kuba. Kjo e fundit përballet me një bllokadë ekonomike 47-vjeçare.
Në tre muajt e parë si president, Obama suksesshëm ka mundur t’i adresojë këto probleme, fillimisht duke e caktuar strategjinë e luftës në Irak e Afganistan, pjesë e së cilës është tërheqja e trupave në verën e vitit 2010. Është duke përcjellë për së afërmi situatën në Pakistan dhe ka kërkuar nga liderët e vendit që të luftojnë më fuqishëm celulat e terrorizmit dhe insurgjentët talebanë. Ka ftuar Teheranin zyrtar për dialog të dyanshëm për ta zgjidhur problemin e ndërtimit të armëve bërthamore, si dhe ka inkurajuar palestinezët dhe izraelitët për paqe të dyanshme e të qëndrueshme.
Kishte edhe një takim me presidentin rus Medvedev, në të cilin u diskutua pakësimi i armëve bërthamore, ndihma e Rusisë në parandalimin e ndërtimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit si dhe rikonfigurimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Edhe për vendet e Amerikës Latine, Obama preferon të ndjekë politikë të ndryshme nga administrata e mëparshme, duke u ofruar bashkëpunim të dyanshëm si dhe gjuhë më të butë politike.
Edhe agjenda e tij e brendshme është e rënduar me shumë probleme, si kolapsi ekonomik, për çka Obama jo vetëm se është duke punuar fuqishëm për ta zgjidhur këtë problem, por ai gjithashtu është duke e përtërirë shpresën e vendit në institucionet shtetërore.
Obama shpreson ta reformojë sistemin shëndetësor ku mbi 47 milionë amerikanë nuk kanë sigurime shëndetësore. Plani i tij synon që të gjithë amerikanët të përfshihen në sigurimin shëndetësor. Edhe industria e automobilave, sistemi arsimor, mbrojtja e ambientit, problemet e energjisë etj., mbeten prioritet i presidentit Obama dhe qeverisë së tij, për t’ju dhënë përgjigjen e duhur në një kohë sa më të shpejtë.
Programi i reformave të presidentit Obama nuk është thjeshtë një përgjigje ndaj krizave momentale, por edhe një thirrje qytetarëve amerikanë për të besuar përsëri në fuqinë e kombit dhe jetës amerikane.
Dhe përderisa ndihemi krenarë në mirëseardhjen entuziaste të Obamës në ditët e para të qeverisjes së tij, për një moment mendja na shkon te Kosova jonë, te Shqipëria jonë, ku skena politike ka nevojë për ndryshime…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin