LAJMI I FUNDIT:

Herolind Nishevci, karateisti i vitit 2013

Herolind Nishevci, karateisti i vitit 2013

Dje në hotel “Sirius” në kryeqytet u mbajt manifestimi i shpalljes së më të mirëve në karatenë kosovare për vitin 2013. Në një konkurrencë mjaft të madhe juria nuk e kishte lehtë të përcaktohet për më të mirin, ndonëse kriteret ishin të qarta.

Megjithatë, në fund, karateistit të KK Ippon nga Prishtina, Herolind Nishevcit i takoi epiteti i karateistit më të mirë të vitit 2013.

Nishevci sikur edhe karateistët tjerë kishin rast që gjatë vitit që e lamë pas të marrin pjesë në shumë gara ndërkombëtare prej nga prore u kthyen me medalje, transmeton Telegrafi.


Pas Nishevcit renditen: Alvin Karaqi (Ippon), Elhami Shabani (Drita), Durim Haziri (Bardhoshi), Orges Arifi (Ippon), Astrit Halimi (Fudochi), Rreze Shatri (Lria), Fisnik Rama (Bardhosh), Naim Maloku (Dardania) dhe Qamil Zeka (Bardhoshi). Klubi me i suksesshëm u shpall, Klubi i Karatesë “Ipponi -Prishtinë”, trajnerja më e dalluar është Shqipe Zogiani, kurse epiteti i gjyqtarit më të mirë i takoi Ardian Muhadrit. Në kategorinë e juniorëve e para doli karateistja e ekipit Elita nga Gjilani, Fortesa Orana. Më pas u renditën : Gresa Zhitia (Bardhoshi), Adelina Rama (Fushe Kosova), Elhami Shabani (Drita), Meriton Byqmeti (Elita), Diellza Dragusha (Bardhoshi), Blodin Pakashtica (Ippon), Ardit Halimi (Elita), Egzon Tullari (Bardhoshi), Samed Kadriu (FAN) dhe Ergjon Haliti (Fudochi).

Në kategorinë e kadetëve vendi i parë i takoi, Argjend Berjanit të KK Prishtina, kurse te kadetët e rinj e para doli Delvina Muçiqi e KK Bardhoshi. Shpërblime dhe mirënjohje të shumta u ndan edhe për karateistët e grupmoshave të reja. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori