LAJMI I FUNDIT:

Prekazi pret përgjigjen e Hajvalisë

Prekazi pret përgjigjen e Hajvalisë

Trajneri i njohur mitrovicas, Rafet Prekazi duket se është afër marrëveshje me Hajvalinë.

Ish trajneri i disa skuadrave elitare të vendit tonë, ka pranuar se është në negociatat me Hajvalinë. Prekazi tashmë skuadrës prishtinase ia ka ofruar kushtet që ai i kërkon.

“Kam biseduar me Hajvalinë, por ende nuk ka asgjë konkrete. Unë ua kam ofruar kushtet e mia, e tash mbetet që ata vendosin. Në rast se Hajvalia i plotëson kushtet që unë i kërkojë, atëherë mund të marr drejtimin e kësaj skuadre”, ka thënë Prekazi për KosovaPress.

Tekniku mitrovicas është në pritje të përgjigjes së Hajvalisë, skuadër kjo që pjesën e parë të garave e ka mbyllur në pozitën e 11-të më 15 pikë të tubuara. /KP/Telegrafi/