LAJMI I FUNDIT:

‘XI’ më i mirë me lojtarët e larguar nga Barca (Foto)

‘XI’ më i mirë me lojtarët e larguar nga Barca (Foto)

Barcelona ka një fond të lojtarëve cilësorë aq të madh, saqë disa nga lojtarët e tyre të bankës rezervë mund të veshin fanellën e titullarit te shumë ekipe të mëdha evropiane.

Blaugranët kanë një akademi mjaft të madhe dhe të famshme për prodhimin e lojtarëve cilësorë, por klubi katalunas jo gjithmonë pret nga ‘La Massia’, ata në vitet e fundit kanë arritur që të blejnë lojtarë të mëdhenj, si Neymar, Luis Suarez dhe Arda Turan, edhe atë duke shpenzuar shuma të mëdha.

Me ardhjen e lojtarëve të rinj, konkurrenca rritet dhe tani është e kuptueshme që disa të tjerë nuk kanë vend, apo janë të pakënaqur me minutat që kanë në dispozicion te gjiganti spanjoll, pas ardhjeve të reja.

Pedro, Sanchez, Ibrahimovic, Fabregas, Toure e Alcantara, janë disa nga lojtarët të cilët në vitet e fundit ishin të ‘detyruar’ të gjejnë një ekip të ri, pasi në njërën ose tjetrën mënyrë ata më nuk ishin pjesë kyçe e ekipit të Barcelonës.


Përveç tyre, ka edhe shumë lojtarë të tjerë cilësorë, të cilët pas largimit nga ekipi katalunas e vazhduan karrierën e tyre të suksesshme në ekipe të tjera të mëdha.

Më poshtë keni një formacion me lojtarët që janë larguar nga Barcelona gjatë viteve të fundit:

/Telegrafi/