LAJMI I FUNDIT:

Mata e Hazard në formacionin e javës

Mata e Hazard në formacionin e javës

Kryendeshja e javës së 30-të në Ligën Premier i takoi Manchester Unitedit. Djajtë e Kuqë mposhtën Liverpoolin në Anfield me rezultat 2-1.

Chelsea u desh të angazhohej shumë për të triumfuar përballë Hull Cityt (3-2).

Manchester City vazhdon të shpresojë për titull pas fitores ndaj West Bromit (3-0), ndërsa aty afër është edhe Arsenali që këtë javë mposhti Newcastle Unitedin (2-1).

Formacioni i javës së 30-të në Ligën Premier (4-3-3):


Portier: Julian Speroni (Crystal Palace).

Mbrojtës: Aaron Cresswell (West Ham), James Collins (West Ham), Chris Smalling (Manchester United), Nathaniel Clyne (Southampton).

Mesfushorë: David Silva (Manchester City), Marouane Fellaini (Manchester United), Juan Mata (Manchester United).

Sulmues: Eden Hazard (Chelsea), Wilfried Bony (Manchester City), Harry Kane (Tottenham).

/Telegrafi/