Pas reagimit të Bordit të KB Pejës në lidhje me incidentin e mbrëmshëm ku u sulmua autobusi i skuadrës bardhekaltër, tani vetë kryesia e këtij klubi ka reaguar ashpër ndaj tërë kësaj që ndodhi.
Në vazhdim po ua përcjellim reagimin e tyre në tërësi.
“Të revoltuar thellë me atë çka i ndodhi ekipit tonë në lojën e mbrëmshme të finales së play-offit ndërmjet Pejës dhe SIGAL Prishtinës, jemi detyruar të reagojmë dhe të thirrim këtë konferencë për shtyp.
Ankesat dhe reagimet nuk janë dhe asnjëherë nuk kanë qenë formë e arsyetimit të humbjes apo fitorës së KB Prishtinës. Fitoret i kemi fituar me djersën tonë në parket, kurse humbjet (ani pse të pakta) i kemi pranuar në mënyrë burrërore. Këtë e dëshmon edhe historia.
Ajo çka ndodhi dje në Pejë nuk i ka hije aspak basketbollit të Kosovës, e aq më pak kur jemi në një vit të integrimit në arenën ndërkombëtare edhe kur jemi non-stop nën vëzhgimin e zyrtarëve të FIBA-s dhe Balkan League.
Ne si klub reagojmë ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga tifozët Pejanë gjatë ndeshjes së parë të finales së play-off’it, me ç’rast lojtarët dhe stafi i KB “SIGAL Prishtina” u sulmuan para, gjatë dhe pas lojës, ku krahas sulmeve fizike, u thye edhe autobusi i cili i bartte lojtarët dhe zyrtarët tanë, ku edhe një anëtarit të bordit dhe vozitësit të autobusit nga thyerja e xhamit kanë pësuar lëndime trupore. Ne i kuptojmë dhe jemi të mësuar që si ekipë rivale të kemi presion nëpër salla të Kosovës nga tifozëria vendore, por është e papranueshme që para dyerve të zhveshtores tonë të rrijnë dhe të bëjnë presion tifozët e ekipit kundërshtar.
Ështe e papranueshme që gjate tërë lojës t’i ushtrohet presion pankinës së KB SIGAL Prishtina dhe prapa saj e poashtu edhe në ballkonin mbi pankinën tonë të ketë tifozë të vendosur duke na fyer, pshtyer dhe hedhur gjësende drejt lojtarëve dhe stafit tonë. Është e papranushme që edhe përkundër vendimit të FBK-së që në parket të mos jenë mbi 50 shikues (pra mysafirë të ftuar), aty të jenë prezent mbi 300 sosh. Këtë ankesë e kemi bërë edhe te delegatët e ndeshjes, por kërkesa jonë është hasur në vesh të shurdhër. Të mos harroni, në ndeshjet e organizuara nga KB SIGAL Prishtina asnjëherë nuk keni pasur rastin të shihni një numër të madh të personave në parket, të mos flasim edhe per presionin që na është bërë gjatë lojës.
Ani pse loja u fitua nga Peja, tifozët vendas në vend se të merren me festime, ata u vërsulën drejt zhveshtoreve të Prishtinës duke i sulmuar fizikisht lojtarët tonë e në veçanti Fahri Brecën, i cili krahas fyerjeve dhe hudhjes së gjësendeve në drejtim të tij, duket se ajo nuk ju mjaftoj dhe pas lojës u sulmua sërish nga tifozët vendas. Ky është organizim për tu përshëndetur? Këtë organizim e lëvdon FIBA?
Pastaj, a duhet që koncentrimi i lojtarëve tanë duhet të jetë që të fitohet loja apo të kenë kujdes nga sulmet e publikut dhe lojtarëve të KB Pejës, ku kemi rastin kur Gerti Shima godet Fahri Brecën me gjunjë në trup, dhe pastaj kur Dardan Berisha godet Fahri Brecën me bërryl. Fahri Breca kërkon shpjegim nga gjyqtari dhe ai i thotë: “Nuk ka faull për goditje të tilla!” Ne sot do t’i kërkojmë incizimet dhe do të kërkojmë nga komesari i garave që të hetohen këto sulme. Nëse këto raste dhe rastet tjera nuk merren parasysh, atëherë ne do të ankohemi edhe në instanca më të larta.
Çfarë faji e kanë lojtarët e KB “SIGAL Prishtina”? Kujt po i pengon suksesi jonë? Në qoftë se mendoni që vetëm me dhunë fitohet kampionati, atëherë ne jemi të gatshëm që sot t’ua dhurojmë këtë titull, për ne më me rëndësi është shëndeti i djemve tanë se sa një kupë apo një kampionat. Të mos harrojmë që basketbolli i Kosovës ka ardhur në këtë nivel vetëm e vetëm për shkak të organizimeve, lobimeve, suksesit dhe kontakteve që KB Prishtina i ka bërë që nga paslufta e deri më sot.
Sot, me datë 16 maj 2013, FBK-së i japim ultimatum që t’i përmirësoj këto parregullsi dhe të na sigurojnë që jeta dhe shëndeti i lojtarëve tanë nuk është në rrezik, sepse në të kundërtën ne nuk do të udhëtojmë farë në Pejë, pasi që më parë do ta pranojmë humbjen me rezultat zyrtar 20-0 se sa t’i dërgojmë djemtë tanë në një vend ku shëndeti dhe jeta e tyre është në rrezik.
Kur jemi te FBK-ja, ftojmë edhe kryetarin e FBK-së që të është prezent në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në ndonjërën nga ndeshjet që KB SIGAL Prishtina zhvillon (pasi që nuk ka qenë asnjëherë në këtë sezon) dhe të njoftohet nga afër më lojtarët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në sezonën e ardhshme në Ballkan League, pasi që do të ishte mëkat që këta lojtarë t’i shohë vetëm në ndeshjet që SIGAL Prishtina i zhvillon kundër Pejës në Pejë, së bashku me mbi 300 persona të paautorizuar në parket.
Për fund, ju njoftojmë së në Prishtinë është e mirëseardhur çdo skuadër, çdo qytetar, çdo tifoz dhe çdo person i mundshëm që është adhurues i këtij sportit.
Ne jemi Prishtina, ne jemi djepi i kulturës dhe civilizimit. Kompleksi jonë nuk janë kupat, sepse të tilla kemi mjaft. Synimi jonë kryesor mbetet prezantimi i denjë i basketbollit dhe sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes
Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës