LAJMI I FUNDIT:

Kur përkulen Mbretërit (Video)

Kur përkulen Mbretërit (Video)

Rrallëherë ndodh që tifozët e Real Madridit të duartrokasin një lojtar të ekipit kundërshtar aq më shumë kur i shënon gola skuadrës së tyre të zemrës, mirëpo tifozeria madrilene ka ditur të nderojë futbollistët e mëdhenj.

Në qershor të vitit 1983, një pjesë e stadiumit Santiago Bernabeu duke shikuar ‘Clasicon’ kundër Barcelonës, i duartrokitën Diego Armando Maradonas për driblimin që i bëri Juan Joses në zonë.

Pas 27 vitesh, në nëntor 2005, historia u përsërit me Ronaldinhon, në fitoren prej 3-0 të Blaugranëve në kështjellën e Los Blancos. Braziliani shënoi dy gola në atë triumf të Blaugranëve dhe me magjinë e tij ua vodhi zemrat edhe kundërshtarëve më të mëdhenj.


Tifozët madrilenë janë përkulur edhe para Alessandro del Pieros, i cili i shënoi dy gola në Santiago Bernabeu në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në nëntor të vitit 2008. /Telegrafi/