LAJMI I FUNDIT:

Sa vlen jeta e shqiptarit? (Foto/Video)

Sa vlen jeta e shqiptarit? (Foto/Video)

Mosprania e tifozëve shqiptarë në stadium, mosprania e asnjë simboli të tifozerisë së kombëtares kuqezi, hedhja e fishekzjarrëve dhe gjësendeve tjera në stadium, koret raciste të tifozëve serbë, invadimi i tifozëve në stadium, sulmi fizik i tifozëve serbë kundrejt lojtarëve shqiptarë, sulmi fizik i stafit të sigurimit ndaj lojtarëve shqiptarë... i kushtoi kombëtares së Shqipërisë me humbje 3-0 në tavolinë dhe dënim me gjobë prej 100 mijë eurosh nga UEFA.

“Vrit, masakro që të mos ekzistojë asnjë shqiptar” – ishte dëshira e tifozëve serbë në stadiumin e Partizanit.

Tifozët hynë në stadium i sulmuan fizikisht me çka mundën futbollistët shqiptarë, të cilëve në këtë rast iu rrezikua edhe jeta, ndërsa vendimi i UEFA-s ishte humbje 3-0 e Shqipërisë në tavolinë dhe dënim me gjobë prej 100 mijë eurosh.


Në këtë shkrim kemi vendosur të bëjmë një krahasim të vendimit të UEFA-s për ndeshjen që u zhvillua në po të njëjtin stadium, ndërmjet Partizanit dhe Tottenhamit.

Për shkak të një parulle anti-semite nga tifozët serbë, të cilët kishin ndryshuar fjalët e njohura angleze “Only Fools and Horses” (“Vetëm budallenjtë dhe kuajt”) në “Only Jews and P…” (“Vetëm hebrenjtë dhe p…”), klubit serb është obliguar të mbyllë pjesën K të stadiumit FK Partizan dhe është gjobitur me 40 mijë euro për incidentet.

Ndërkaq, në ndeshjen Serbi-Shqipëri pati abuzim racor, ushtrim dhune ndaj futbollistëve shqiptarë, invazion të tifozëve në stadium, fashizëm e shumëçka kundrejt shqiptarëve – kurse vendimi i UEFA-s ishte humbje 3-0 e Shqipërisë në tavolinë dhe dënim me gjobë prej 100 mijë eurosh për kombëtaren kuqezi. /Telegrafi/