LAJMI I FUNDIT:

Tash e mas shteti do t’i shpërblejë sportistët e suksesshëm

Tash e mas shteti do t’i shpërblejë sportistët e suksesshëm

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar sot rregulloren për shpërblime shtetërore për sportistët me rezultate kulmore, për mbështetje të përhershme për sportistët kulmorë, si dhe rregulloren për bursa për shpresat olimpike dhe paraolimpike.

Me këtë, tashmë secili sportist që fiton medalje në këto gara do të marrë shpërblime nga shteti, varësisht prej medaljes, si dhe do ta ketë të garantuar mbështetjen e përhershme financiare, që nga mosha 45 vjeçare.

Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, ka thënë se këto rregullore po nxirren për herë të parë.

“Republika e Kosovës ka shumë sportistë të rinj që kanë treguar talent dhe rezultate në shumë gara ndërkombëtare në vitet e fundit. Përveç formave të tjera të mbështetjes për sportistët tanë, është tejet i nevojshëm edhe rregullimi i çështjes së shpërblimeve shtetërore për sportistët që tregojnë rezultate të larta në garat zyrtare ndërkombëtare, e po ashtu edhe mbështetja e përhershme financiare. I gjithë komuniteti sportiv e konsideron këtë si një prej hapave më domethënës në zhvillimin e sportit dhe avancimin e përkujdesjes institucionale për sportistët tanë”, ka thënë Krasniqi.


Me këto rregullore, përcaktohen kriteret për ndarjen e shpërblimeve, procedura e dhënies si dhe vlerat financiare të shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare.

Po ashtu edhe përcaktohen kriteret, lartësia e përfitimit, kohëzgjatja dhe procedurat e dhënies së mbështetjes së përhershme financiare për ish sportistët të cilët kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, në kampionate botërore dhe evropiane.

Duhet theksuar se shpërblimet e përcaktuara në rregullore janë më të larta se në shumicën e vendeve të rajonit. Rregullorja për shpërblime do t’i njohë rezultatet që janë arritur në garat zyrtare nga data 1 janar 2013, transmeton Express.

Ndërkaq, ajo për mbështetje vlen për çdo sportist të Kosovës, që ka fituar medalje në këto tri gara ndërkombëtare.

Mbështetja e përhershme për sportistët kulmorë do të jetë si vijon: 800 euro në muaj për fituesin e medaljes së artë olimpike, 600 për fituesin e medaljes së argjendtë olimpike, 500 për medaljen e bronztë olimpike.

600 euro do të jetë për fituesin e medaljes së artë në Kampionat Botëror, 500 të argjendtë, 400 të bronztë.

Ndërkaq, për medaljen e artë në Kampionat Evropian, pensioni do të jetë 500 euro, për të argjendtë 400 dhe për të bronztën 300 euro.

Sportisti ka të drejt ta marrë këtë pension nga mosha 45 vjeçare, dhe nuk mund të marrë për të njëjtën medalje shpërblim edhe nga shtet tjetër.

Me rregullore, trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.

Sportistët e rinj që arrijnë rezultate në Lojëra Olimpike për të Rinj, kampionate botërore dhe kampionate evropiane në kategorinë deri në U23, shpërblehet në masën 25 për qind të vlerës së përcaktuar më lartë.

Përveç këtyre dy rregulloreve, një tjetër hap tjetër i rëndësishëm është bërë po sot, e që lidhet me përkrahjen për sportistët e rinj.

Ministri Krasniqi ka nënshkruar rregulloren për bursat për shpresat olimpike dhe paraolimpike.

Bursa për shpresat olimpike dhe paraolimpike do të jetë 150 euro në muaj dhe sipas rregullores, do të ndahen deri në 10 bursa në vit për sportistët e rinj nga mosha 14 deri në 21 vjeç, raporton Express.

Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:

Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro

Kampionati Botëror

Rekordi botëror – 100 mijë euro
Medalja e artë – 40 mijë euro
Medalja e argjendtë- 20 mijë euro
Medalja e bronztë 14 mijë euro

Kampionati Evropian

Rekordi evropian – 40 mijë euro
Medalja e artë – 20 mijë euro
Medalja e argjendtë – 14 mijë euro
Medalja e bronztë – 8 mijë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

Barcelona po e shet një lojtar në Arabi – kjo lëvizje i hap derën transferimit të Rashford

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

La Liga
Kalo në kategori