LAJMI I FUNDIT:

Si lindi loja e futbollit?

Si lindi loja e futbollit?

Futbolli i referohet një numri sportesh që përfshijnë në shkallë të ndryshme gjuajtjen e topit me këmbë për të shënuar një gol. Më i famshmi nga këto sporte është futbolli i asociuar ose thjesht futbolli siç njihet gjerësisht. Fjala futboll u referohet llojeve të ndryshme të lojërave me top që kanë rregulla të ndryshme ku përfshihen futbolli amerikan, rregullat australiane të futbollit, futbolli kanadez, ragbi dhe lojëra të tjera të lidhura.

Forma të ndryshme të futbollit mund të identifikohen në histori shpesh si lojëra maratonë. Rregullat bashkëkohore të futbollit mund të datojnë nga kodifikimi i lojërave në shkollat publike angleze në shekullin 18-19. Ndikimi dhe fuqia e Perandorisë Britanike bëri të mundur që këto rregulla të shpërndahen në zonat ku britanikët kishin influencë edhe jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë. Në vitin 1888, Liga e Futbollit u themelua në Angli, duke u bërë kompeticioni i parë nga shumë kompeticione të futbollit profesional. Gjatë shekullit të 20, llojet e ndryshme të futbollit u zhvilluan duke krijuar shumë skuadra të ndryshme të futbollit në botë.

Etimologjia
Ka shpjegime të shumëllojshme për origjinën e fjalës futboll. Hamendësohet gjerësisht se fjala futboll i referohet veprimit të gjuajtjes së topit me këmbë. Ekziston edhe një shpjegim alternativ, sipas të cilit futbolli iu referua fillimisht varietetit të lojërave në Evropën mesjetare, të cilat luheshin me këmbë.

Historia e hershme e futbollit
Grekët e lashtë dhe romakët njiheshin për lojërat e shumta me top, disa prej të cilave përfshinin edhe përdorimin e këmbëve. Loja romake Harpastum besohet se ka përshtatur shumë nga një lojë e vjetër greke e quajtur Episkyros, që përmendet në një dramë të vitit 388-311 para Krishtit. Këto lojëra duket se kanë të përbashkëta me futbollin ragbi. Ciceroni romak përshkruan rastin e një burri që u vra teksa rruhej tek berberi, për shkak të një topi që u qëllua brenda berberhanes.


Lojërat romake e përdornin ndërkohë topin e mbushur me ajër. Loja Episkyros e grekëve të lashtë është njohur nga FIFA si një formë e hershme e futbollit. Sipas të njëjtit burim, cuju është forma më e hershme e futbollit, që është vërtetuar edhe shkencërisht. Cuju shfaqet në formën e një manuali për ushtrime ushtarake në shekujt III dhe II para Krishtit.

Prova të dokumentuara të futbollit mund të gjenden edhe në manualin ushtarak kinez që Zhan Guo Ce hartoi në shekujt III dhe I para erës së re.

Aty përshkruhet një praktikë e njohur si cuju që fjalë për fjalë përkthehet “qëllo topin”. Loja rezultonte në qëllimin e një topi lëkure në një vrimë të vogël të një cope mëndafshi që mbahej e qëndrueshme me shkopinj bambuje dhe varej nëntë metra mbi tokë.

Gjatë Dinastisë Han, lojërat cuku u standardizuan dhe u vendosën rregulla. Variacione të ndryshme të kësaj loje u përhapën në Japoni dhe Kore, të njohur respektivisht si kemari dhe chuk-guk.

Ka një numër të madh referencash tradicionale, të lashta dhe prehistorike të lojërave me top, të luajtura nga njerëzit e lashtë në vende të ndryshme të botës. Për shembull, në vitin 1586, burrat e një anije të komanduara nga eksploruesi anglez i njohur si John Davis, shkuan në breg për të luajtur një formë të futbollit me eskimezët në Grenlandë.

Çdo ndeshje fillonte me dy skuadra përballë njëra-tjetrës në vija paralele, përpara se të përpiqeshin të shkelmonin topin në vijën e kundërshtarit e më pas të shënonin gol.

Një lojë, dy emra: Pse amerikanët e quajnë ndryshe futbollin?
Historianët amerikanë u hynë studimeve për të zbuluar se përse amerikanët e thërrasin ndryshe futbollin. Fjala “soccer” është në fakt një term britanik që vjen nga loja Association Football, i cili në vetvete është futbolli që luhet edhe sot. Përdorimi i fjalës “soccer” daton 200 vite më parë.

Sipas fjalorit të Oksfordit, përdorimi i fjalës “futboll” në anglisht ishte në vitin 1486. E gjithë historia fillon në vitin 1863 në Angli, kur futbolli ragbi dhe futbolli aktual i quajtur futboll i asociuar, u ndanë në rrugë të ndryshme dhe kur u krijua Football Association në Angli, i pari trup drejtues i futbollit.

Studiuesit kanë zbuluar, ndryshe nga sa besohej, se fjala “soccer” e ka origjinën në Britani në fund të shekullit 19. Studimi zbuloi se britanikët ndaluan së përdoruri fjalën “soccer” vetëm 30 vjet më parë.

Amerikanët shpikën variantin e tyre të lojës, të cilën e quajtën thjesht “football” në fillim të viteve 1900. Kjo është arsyeja përse futbolli që njihet nga e gjithë bota u quajt “soccer” në Amerikë, sepse ata e kishin modifikuar tashmë versionin e futbollit evropian dhe i kishin vënë futboll. Ndërsa versionin origjinal e quajnë “soccer”. /Shqip/BW/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë

Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga

Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga

La Liga
Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona

Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona

La Liga
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Ish-legjenda e Man United i bën thirrje klubit ta transferojë Gulerin: Është lojtari ideal

Ish-legjenda e Man United i bën thirrje klubit ta transferojë Gulerin: Është lojtari ideal

Premier League
Kalo në kategori