Nga inkuadrimi në fushë i zyrtarit të Trepçës ’89, Ilir Bojku, përjashtimet e Kosumit, prekjet e topit me dorë në zonë, e deri te goli i parë i Guraziut. – Këto janë disa nga vakitë që përshkruan arenat e javës 12 në Raiffeisen Superligë.
Bojku në fushë për ta rrahur gjyqtarin
Drejtori sportiv i Trepçës ’89, Ilir Bojku, në minutën 90 të ndeshjes me Feronikelin, nuk mundi të mbajë veten. Ai pas mosakordimit të një penalltie dhe anulimit të një goli për skuadrën e tij, hyri në fushë me qëllimin për të sulmuar gjyqtarin kryesor Besfort Kosumi. Ishin lojtarët ata që ndalën Bojkun.
Kosumi me pesë përjashtime
Gjyqtari i ndeshjes Trepça ’89 – Feronikeli, Besfort Kosumi bëri hiq më pak se pesë përjashtime. Në fushë ndëshkoi dy lojtarë, Isa Eminhazeri e Elvis Osmani, kurse nga bankina e Feronikelit përjashtoi tre persona zyrtarë që qëndronin në bankinë.
Elvis Osmani me kartonin e parë të kuq në karrierë
Sulmuesi veteran i Trepçës ’89, Elvis Osmani, kurrë gjatë karrierës së tij nuk kishte marrë karton të kuq. Ai në elitën e futbollit kosovar luan që nga para lufta, kurse ngjyra e kuqe iu tregua tek të dielën në sfidën me Feronikelin. Ai u ndëshkua pasi ofendonte gjyqtarin anësor S.Haziri, që ia anuloi golin.
Tri prekje me dorë në zonë, asnjë penallti
Në javën 12 u përshkruan tri prekje të topit me dorë në zonë, ndërsa gjyqtarët nuk akorduan asnjërën penallti. Me dorë luajtën Isa Eminhazeri i Feronikelit, Dukagjin Gashi i Drenicës dhe një lojtar i Hysit.
Besa e Drita me brekë e çorapë të njëjta
Futbollistët e Besës dhe ata të Dritës, në përballjen e së dielës patën çorapet dhe brekët sportive të njëjta, gjë që nuk është e lejueshme. Të dyja palët patën brekët dhe çorapet me ngjyrë të bardhë. Ata dalloheshin vetëm nga fanellat.
Besa fiton për herë të parë me më shumë se një gol
Për herë të parë Besa ka fituar me më shumë se një gol në Pejë. Këtë herë Besa fitoi 2:0, kurse në tri fitoret tjera në ‘Shahin Haxhiislami’, rezultati ishte 1:0.
Hej, ka shënuar Guraziu
U desh të vije ndeshja e parë e fazës së dytë që sulmuesi i Hajvalisë, Fillim Guraziu të shënojë golin e parë. Ai në edicionin e kaluar në 11 xhirot e para kishte shënuar më shumë se 10 gola, kurse tani tek në javën 12 ia bëri sefte. Ai realizoi në humbjen 5:1 nga Drenica.
Shënon Trepça ’89, tifozët në fushë
Në momentin që Trepça ’89 shënoi golin e vetëm me Feronikelin, tifozët vendas vërshuan fushën për të ndarë gëzimin me autorin e golit, Labinot Jetullahu.
Krejt ‘njësha’
Në zhargonin bastoresk java 12 do të quhej ‘krejt njësha’. Kështu, të gjashtë ndeshjet u takuan vendasve, që shënuan fitore. Kjo është hera e parë këtë edicion, që të gjitha sfidat u takojnë mikpritësve.
Krasniqi pëson humbjen e parë pas 14 ndeshjeve
Trajneri i Feronikelit, Ramiz Krasniqi ka pësuar humbjen e parë në Superligë, pas 14 ndeshjeve radhazi. Në 12 ndeshje nuk kishte humbur edicionin e kaluar, dhe në dy këtë kampionat. Ai humbi nga Trepça ’89.
Drenica, 7 ndeshje radhazi pa humbje
Drenica si askush tjetër këtë edicion. Nën drejtimin e trajnerit Afrim Jashari, ata kanë quar në 7 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje, më së shumti në këtë kampionat.
Ilir Avdyli, katër ndeshje pa pësuar gol
Portieri i Ferizajt, Ilir Avdyli, nuk e ka nxjerrë topin nga porta, që nga takimi i fituar 5:1 me Besën e Pejës, e që i takonte javës 8. Ai në katër ndeshjet e radhës nuk ka pësuar gol, ose ndryshe 372 minuta (përfshirë edhe 12 minuta nga ndeshja me Besën). /Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMilani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos