Kosova nuk arrin 2/3 e votave për pranim në Federatën Evropiane të Tenisit
Vetëm tetë vota e kanë ndarë Kosovën nga pranimi në Federatën Evropiane të Tenisit, si anëtare me të drejta të kufizuara dhe kjo për faktin se anëtarësimi është i kushtëzuar me 2/3-at e votave dhe jo me shumicën e 50 % +1.
Asambleja vjetore e Tennis Europe është mbajtur në Tallinn të Estonisë prej 21-24 mars, ndërsa pika e tetë e këtij kuvendi ka qenë edhe kërkesa për anëtarësim të Kosovës në cilësinë e anëtarit me të drejta të kufizuara, pasi që për anëtarësimin e plotë kërkohen që shteti të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara ose të jetë i njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë, kushte këto që nuk i plotëson shteti i Kosovës për momentin.
Para hedhjes në votim, presidenti i Tennis Europe, Jacques Dupre, ndër të tjera ka arsyetuar kërkesën e Kosovës.
"Kemi pyetur avokatët dhe na kanë thënë se mund të anëtarësohet Kosova si anëtar me të drejta të rezervuara. Për këtë shkak e kemi sjellur rastin tek ju, ju i keni marrë informatat në lidhje me këtë çështje dhe do të ketë votim të fshehtë. Kërkojmë të shqyrtohet ky rast nga ju me sovranitet, me respekt, vetëm për çështje sportive të natyrës që ka kërkesa", iu drejtua të pranishmive, Dupre.
Nga delegacioni serb, zëvendës presidenti i Federatës së Serbisë të tenisit, Dragan Lazareviç, kërkoi që për këtë pikë të mos të hidhet në votim, pasi që ai tha se kjo vazhdon të jetë çështje politike. Madje ai nuk përtoi të gënjente se në Kosovë po ekzistuakan 15 klube të tenisit në kuadër të Federatës serbe të tenisit.
Përfaqësuesja e Federatës së tenisit të Gjermanisë kërkoi që t’i ipet fjala delegacionit të Kosovës në lidhje më kërkesën e parashtruar, pasi që bëhet fjalë për ata, por bordi kishte marrë vendim më herët që duke qenë vetëm vëzhgues në kuvend, përfaqësuesit e Federatës së tenisit të Kosovës nuk kishin të drejtë fjale. Kjo situatë vuri në pozitë të pabarabartë delegacionin kosovar me atë serb.
Votimi filloi në ora 14:00, ndërsa nga 62 delegat prezent, 26 ishin pro kërkesës së Kosovës, 25 kundër dhe 11 vota ishin të pavlefshme, duke mos kaluar kërkesa për 8 vota sa nevojiteshin për të arritur shifrën prej 2/3-tave të votave të vlefshme.
Jeton Hadërgjonaj, nënkryetar i FTK-së dhe anëtar i delegacionit tha se përkundër refuzimit ky është një hap përpara për tenisin kosovar.
"Përkundër lobimit tonë nuk arritëm të kemi vota të mjaftueshme duke e ditur se në anën tjetër kishim dy shtetet më të forta në sportin e tenisit, Serbinë e Rusinë. Ishte brengosës fakti i 11 votave të pavlefshme”.
“Mendoj se vet arritja e kërkesës sonë deri këtu, edhe përkundër mospranimit, është një hap përpara dhe kemi marrë përkrahje të madhe nga presidenti Dupre dhe ai i ITF-së, Ricci Bitti, e federata të tjera për të ndihmuar zhvillimin e tenisit në Kosovë, pasi që dihet se tani më kemi projekte të përbashkëta për zhvillimin e tenisit nga grupmoshat e reja me Federatën evropiane dhe atë botërore të tenisit. Përkundër këtij vendimi, neve na mbetet të punojmë edhe më tepër në zhvillimin e tenisit në Kosovë”, ka thënë Hadërgjonaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet – kërkon sensacionin evropian
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova