LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Schalke – Bayern

Parashikim: Schalke – Bayern

Derbi i javës së gjashtë në Bundesliga është një prej më të mëdhenjve në futbollin gjerman. Derbi Veri-Jug vjen në një moment shumë interesant të sezonit, ku asnjëra prej skuadrave nuk duhet të gabojë.


Vendi: Veltins Arena, Gelsenkirchen
Koha: E shtunë, 21 shtator – ora 18:30

Schalke


Schalke do të ketë përkrahjen e 60 mijë tifozëve në Veltins Arena për derbin e shumëpritur në qytezën e Gelsenkirchenit e që i përket republikës Veri-Perëndimore të Gjermanisë.

Rivali i përbetuar i Dortmundit do të kërkojë që t’i bëjë nder duke e mposhtur Bayernin, kjo pasi që starti nuk ishte aq i favorshëm dhe tani opsioni i vetëm është që të vazhdohet forma e mirë prej katër ndeshjeve të fituara radhazi, ndaj askujt tjetër pos kampionit absolut Bayern Munich.

Blerja e Boateng ka nxitur një ringjallje të ekipit të Jan Kellerit, i cili do të tentojë t’i inspirojë njerëzit e tij që me në krye supertalentin Julian Draxler të befasojnë Bayernin e Pep Guardiolës.


Formacioni i Schalkes (4-2-3-1): Hildebrand, Uchida, Howedes, Matip, Aogo, Hoger, Neustadter, Farfan, Boateng, Draxler, Szalai.

Hildebrand
Uchida – Howedes – Matip – Aogo
Hoger – Neustadter
Farfan – Boateng – Draxler
Szalai


Forma e Schalkes

Schalke 3:0 Steaua
Mainz 0:1 Schalke
Schalke 2:0 Bayer Leverkusen
Paok 2:3 Schalke
Hannover 2:1 Schalke

Bayern Munich

Pep Guardiola ka sjellë një frymë të re te Bayern Munichu, që as se si nuk po mund të tregojë rezultatet e pritura. Loja e Bayernit, e bazuar kryesisht në pasime të shkurtra dhe aksione të zgjatura nuk po tregon efekt te ekipi që nën Heynckes njihej për sulmet e shpejta dhe futbollin e drejtpërdrejt.

Por, rezultatet impresive pas fitimit të Superkupës e bëjnë Bayernin favorit për këtë derbi. Asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit është statistikë që i shërben për të mirë Bayernit në këtë takim.

Guardiola praktikon një politikë të rotacioneve te Bayerni, por këtë nuk pritet ta bëjë ndaj Schalkes, ku çdo rezultat pos fitores i jep mundësinë Dortmundit të shkëputet ne krye ta tabelës, prandaj mund edhe mos ta shohim Xherdan Shaqirin nga minuta e parë. Schweinsteiger është rikthyer për sfidën, teksa Guardiola pritet të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë takim.


Formacioni i Bayernit (4-1-4-1): Neuer, Alaba, Boateng, Dante, Lahm, Schweinsteiger, Ribery, Kroos, Muller, Robben, Mandzukic.

Neuer
Lahm – Dante – Boateng – Alaba
Schweinsteiger
Robben – Kroos – Muller – Ribery
Mandzukice


Forma e Bayernit

Bayern 3:0 CSKA Moska
Bayern 2:0 Hannover
Bayern 2:2 Chelsea
Freiburg 1:1 Bayern
Bayern 2-0 Nurnberg

Statistika

Bayerni nuk ka pësuar humbje në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Schalke i ka fituar katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në gjashtë duelet direkte mes Bayernit dhe Schalkes, bavarezët i kanë gjashtë fitore.
Bayerni ka shënuar nëntë gola, kurse Schalke ka pranuar nëntë gola në pesë javët e para në Bundesliga.
Szalai është golashënuesi më i mirë i Schalkes me 6 gola këtë sezon në të gjitha garat.

Epilogu

Schalke do të inspirohet nga tifozët e mrekullueshëm, që janë prej më të mirëve në botë, por duke parë që Bayernit i duhen pikët shumë në luftën për titull dhe kualitetin në cilësi, është e sigurt se do të shohim ndeshje të madhe.

Për shumë momente pritet të jetë lojë e bllokuar, e dominuar kryesisht nga loja në mesfushë me perspektivën kah krahët, megjithëse vendimtarë mund të jenë sulmuesit qëndrorë Szalai dhe Mandzukic. Bayerni gjithmonë ka treguar formë të lartë ndaj Schalkes dhe edhe kësaj radhe pritet të bavarezët të triumfojnë edhe pse me vështirësi relative.

Parashikimi: Schalke 1:2 Bayern

Çfarë mendoni ju dashamirë të futbollit dhe të apasionuarit pas basteve, a do të triumfojë Bayerni në këtë takim?

/Telegrafi/