LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe të tjerët: Tito, fitoje sfidën e jetës tënde

Messi dhe të tjerët: Tito, fitoje sfidën e jetës tënde

Ish-trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do të zhvillojë ndeshjen e tij më të rëndësishme në jetë – luftën ndaj kancerit. Për këtë, ai është dashur të largohej nga Barcelona që ai të përqëndrohej vetëm në këtë betejë, më të rëndësishme në jetë.

Bota e futbollit u shokua pas raportimit të mediave spanjolle se trajneri Tito Vilanova do të largohej nga Barcelona, ndërsa këtyre raportimeve vërtetësi i dha një paralajmërim i konferencës për shtyp, ku dhe u konfirmua largimi nga Barcelona i Tito Vilanovas dhe atë pas një sezoni.

Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e Barcelonës, duke përfshirë edhe Lionel Messin.


Ai iu bashkua Barcelonës pas largimit të Pep Guardiolas, një sezon i suksesshëm ku ai e fitoi La Ligan, sezon të cilin ai nuk e shijoi si duhet.

Vilanova u desh të largohej nga stoli në momentet vendimtare për ekipin e tij për shkak të trajtimit nga kanceri, trajtim që i bëri mirë dhe që u mendua se u shërua plotësisht kur ai u rikthye në fushë.

Sidoqoftë, në momentin kur ekipi i tij po kompletohej me disa transfere të rëndësishme në plan për t’u kryer, i gjithë fokusi u zhvendos te testet e reja të tij, të cilat treguan se kanceri në fyt është rikthyer sërish. Tani ai është dashur që përfundimisht të japë dorëheqje, në mënyrë që të përqëndrohet vetëm në trajtimin e sëmundjes dhe të mos e lë keq ekipin.

Një sakrificë e madhe kjo, për një njeri të madh si Tito, i cili do të jetë gjithmonë në kujtime të tifozëve të Barcelonës, tifozëve të vërtetë, atyre që e dinë se Tito ishte pjesë fundamentale e suksesit të jashtëzakonshëm të 15 titujve brenda tri vitesh me Guardiolën.

Përkrahja për të ka ardhur nga të gjitha anët e globit, nga tifozë të rëndomtë, njerëz të futbollit, trajnerët tjerë, lojtarët dhe nga njerëz që nuk marrin vesh nga sporti, por që i dëshirojnë shëndet një njeriu që vuan nga kanceri.

Telegrafi sjell më poshtë disa prej mesazheve inkruajuese bota e sportit dhe edhe nga komentues të faqes tonë.


Veçojmë mesazhin në Twitter të djalit të tij, i cili shkruan: “Tito nuk po pensionohet, ai do të përqëndrohet në sfidën më të rëndësishme të jetës së tij.

Eric Abidal
Forca, Tito. Je i madh. Gjithmonë përkrah teje. Të përqafoj shumë, shumë.

David Villa
Përqafim i madh për Titon dhe familjen e tij. I dëshiroj shumë forcë që të vazhdojnë luftën në këtë moment shumë të vështirë.

Chelsea
Të gjithë te klubi futbollistik Chelsea i dëshirojnë çdo të mirë Tito Vilanovas për një rikuperim sa më të shpejtë. Jose Mourinho dhe stafi i tij teknik, ashtu sikurse lojtarët i dëshirojnë shërim të shpejtë.

Real Madridi
Ne duam që të shprehim përkrahjen, dashurinë dhe solidaritetin me Tito Vilanovan, familjen e tij, miqtë dhe Barcelonën. Shërim të shpejtë Tito.

Gerard Delofeu
Forca Tito, ne jemi me ty.

Thiago Alcantara
Përkrahja e gjithë botës i shkon Titos dhe familjes së tij. Ne jemi me ty. Animo Tito.

Juan Mata
E gjithë përkrahja ime shkon për Titon dhe familjen e tij. Ne jemi me ty. Shërim të shpejtë.

Lionel Messi (në Facebook)
Forca Tito! Të gjithë jemi me ty në këtë luftë.

Alvaro Negredo
Forca Tito dhe shumë fat. Të dëshiroj rikuperim të shpejt.

Pepe Reina
Futbolli përcillet me triumfe dhe probleme. E gjithë forca ime shkon për Tito Vilanovan dhe familjen e tij. Ti do ta fitosh këtë sfidë!.

Radamel Falcao
Gjithë përkrahja ime për Tito Vilanovan, miqtë dhe familjarët e tij.

Sergio Ramos
Gjithë përkrahja ime shkon për Titon dhe familjen e tij

Komentuesit tanë në raportin zyrtar:

chelsea forever
Të gjithë shprehim keqardhje për këtë që i ka ndodhur Vilanovës dhe i urojmë shërim të shpejt.

walmir
Edhe pse jam me Realin, i uroj shërim të shpejt Titos <3.

Angel Azemi
Secili njeri shpreh njenjat e veta njerëzore pa marrë parasysh në çfarë mënyre apo kohe. Jam ndjerë tepër keq kur kam dëgjuar se i është rikthyer sëmundja. Uroj shëndet dhe lumturi këtij njeriu sepse me të vërtet e meriton.

FCB
Së pari shëndeti, keq që sëmundja ka qenë armiku i tij dhe nuk e la rehat të vazhdoj bilancin pozitiv pas janarit, kur u diagnostifikua me kancer. Shërim të shpejt inshallah Allahu të ndihmon të tejkalosh këtë sëmundje në këtë muaj të shenjt të Ramazanit.

Vilson
Shërim sa më të shpejt Tito dhe nëse nuk mund ta vazhdosh më tej punën si trajner, me rëndësi shëndeti. Animo Tito Vilanova.

Betim Bejta
Shpresoj që të shërohet sa më shpejt Tito. Respekt të madh për këtë njeri.

Nderim
Tito je një trajner i shkëlqyer dhe më vjen shumë keq për dorëheqjen tënde se do të kishe pasur shumë dëshirë ta shohësh lojën e parë në La Liga ku në lojë do të ishte tandemi yt Messi-Neymar.

Shpejtim Maloku
Ndoshta nuk ke qenë trajneri më i mirë në botë, por çfarë është me rëndësi ke qenë njeri i mirë, kokëulur dhe shumë punëtor. Shërim të shpejt Vilanova.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Serie A
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori