Është momenti i së vërtetës. Atëherë kur rrahjet e zemrës shpeshtohen me kalimin e minutave para fillimit të një prej betejave kryesore në luftën e shenjtë të luftëtarëve tanë. Luanët tanë përballë një misioni shumë të mundur, ndaj Vikingëve të veriut të cilët më të uritur se kurrë pritet të kërkojnë hakmarrje në tokën tonë, atë të Ilirisë.
Vendi: Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Koha: E premte, 7 qershor – ora 20:30
Qfarë thanë trajnerët në konferenca për shtyp? Cilat janë detajet e organizimit të tifozëve në Tiranë? Ku do të pritet në Prishtinë ndeshja vendimtare për kualifikim në Botëror? Cili është mesazhi i Lorik Canës? Kliko këtu për këto dhe shumë më shumë…
Shqipëria
Kombëtarja jonë pritet që në këtë takim të paraqitet me mungesa të ndjeshme, por edhe me jo më pak se tetë debutantë të cilët për herë të parë mund të bartin fanellën kuq e zi.
Lorik Cana, Andi Lila dhe Odise Roshi, tri lojtarë standard do të mungojnë në këtë sfidë, që shton ndjeshëm problemet për trajnerin De Biasi, i cili duhet që ndoshta me të rinj të luajë në këtë takim. Debatik Curri i është shtuar listës së mungesave me dëmtimin e pësuar të martën në stërvitje dhe opsionet për zëvëndësimin e tij, duke parë dhe mungesën e Canës janë Admir Teli dhe Tefik Osmani.
Përndryshe ekipi është mjaft i përgatitur dhe tejet i motivuar për këtë sfidë. Lorik Cana është shprehur para takimit se fitorja është opsioni i vetëm dhe ka shprehur përkrahjen për ekipin edhe pse nuk do të jetë në fushë, ashtu sikurse De Biasi, nga i cili mund të presim edhe eksperimentime në formacion.
Formacioni i Shqipërisë (3-2-3-2): Etrit Berisha, Armend Dallku, Admir Teli, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Ervin Bulku, Jurgen Gjasula, Migjen Basha, Valdet Rama, Edgar Cani, Hamdi Salihi
Berisha
Dallku– Teli – Mavraj
Agolli – Bulku
Gjasula – Basha – Rama
Cani – Salihi
Forma e Shqipërisë
Shqipëri 4:1 Lituani
Norvegji 0:1 Shqipëri
Shqipëri 1-2 Gjeorgji
Shqipëri 0-0 Kameruni
Shqipëri 1-0 Slloveni
Norvegjia
Nordikët kanë probleme jashtëzakonisht të mëdha para duelit ndaj Shqipërisë. Dihet se kur të gjitha kampionatet kanë marrë fund (duke përfshirë edhe atë shqiptar), kampionati norvegjez vazhdon me ndeshjet intensive dhe ky është një prej minusëve më të mëdhenj.
Vlen të përmendet se kombëtarja U21 e Norvegjisë ka marrë pjesë në kampionatin evropian, që do të thotë se katër prej lojtarëve të rinj nuk pritet të jetë në formën e tyre më të mirë për këtë takim.
Figuria kryesore, John Arne Riise ka deklaruar pensionimin dy ditë para ndeshjes ndaj Shqipërisë, teksa Jonathan Parr dhe Moa janë të lënduar dhe nuk do të luajnë. Në mesfushë pritet që të jetë titulluar Valon Berisha, të cilin trajneri norvegjez e ka shfrytëzuar shumë për të marrë informata rreth kombëtares shqiptare dhe atmosferës në stadiumin shqiptar.
Formacioni i Norvegjisë (4-4-2): Rune Almenning Jarstein, Brede Hangeland, Havard Nordtveit, Tom Hogli, Vegard Forren, Marcus Henriksen, Jensen, Berisha, Erik Huseklepp, Mohammed Abdellaoue, Atrik Elyounoussi.
Jarstein
Hangeland – Nordtveit – Hogli – Forren
Henriksen – Jensen – Berisha – Huseklepp
Abdellaoue – Elyounoussi
Forma e Norvegjisë
Norvegji 0:1 Shqipëri
Norvegji 0:2 Ukrainë
Zambia 0:0 Norvegji
Afrika e Jugut 0:1 Norvegji
Hungari 0:2 Norvegji
Përballjet direkte
Shqipëria është përballur plot tri herë me Norvegjinë në ndeshjet zyrtare. Nga këto sfida, Shqipëria ka një fitore, një humbje dhe një barazim, ndërsa të premtën kombëtarja jonë do të tentojë që këtë statistikë ta vë në favor të vetin.
22.03.13 (Boteror, eliminatore) – Norvegji 0:1 Shqipëri
05.06.99 (Euro kualifikime) – Shqipëri 1:2 Norvegji
14.10.98 (Euro kualifikime) – Norvegji 2:2 Shqipëri
Tabela
Në Grupin D pozicionimi është shumë delikat. Sigurisht, favorizohet kombëtarja jonë për një fitore të premtën duke parë që me tri pikëshin e 7 qershorit ndaj norvegjezëve përkohësisht do të preknim pozitën e parë.
Mos të harrojmë që Zvicra e pret Qipron dhe Islanda ka punë me Slloveninë, dy këto sfida ku rivalët e Shqipërisë për kualifikim në Botëror mund të lëshojnë pikë. Sidoqoftë, fitorja për Kuq e Zinjtë është opsioni i vetëm, pa marrë parasysh atë që do të bëjnë rivalët.
Fitorja dhe tri pikët në këtë takim duhet të vijnë patjetër, pasi që do të preknim pozitën e parë dhe do të mund ta forconim atë kur Zvicra vjen për vizitë në Tiranë në tetor. Ëndrra për kualifikim tani nuk është vetëm ëndërr, atë mund ta bëjmë realitet dhe kjo varet nga djemt tanë që duhet të lënë dhe gjakun në fushë për këto tri pikë që fillojnë prerjen e biletës për Brazil.
|
Grupi E |
Ndeshje |
Gola. |
Pikë |
1. |
Zvicra |
5 |
7:1 |
11 |
2. |
Islanda |
5 |
6:5 |
9 |
3. |
Shqipëria |
5 |
6:5 |
9 |
4. |
Norvegjia |
5 |
6:6 |
7 |
5. |
Qipro |
5 |
4:8 |
4 |
6. |
Sllovenia |
5 |
4:8 |
3 |
Epilogu
Mbi 18 mijë tifozë të flaktë të udhëhequr nga "Tifozat Kuq e Zi" pritet që të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar në Tiranë për këtë ndeshje. Me mijëra shqiptarë nga anë e mbanë trojet tona janë të pranishëm në kryeqytet, teksa nuk mungojnë as prej atyre që kanë udhëtuar nga Zvicra, Gjermania dhe vet vendet Skandinave për ta përcjellur këtë ndeshje.
Pritja për këtë takim është jashtëzakonisht e madhe, madje më e madhe se sa ndeshja ndaj Greqisë në vitin 2004. Kjo për shkak të rëndëissë dhe për shkak se me tri pikët në këtë takim, do të mund të ishim pranë një kualifikimi historik për Botërorin Brazili 2014.
Takimi pritet të jetë i dominuar nga kombëtarja jonë, e cila i ka në fushë edhe lojtarët shumë më cilësorë se sa Norvegjia. Loja ofensive, e shpejtë me topa të gjata dhe me kundërsulme të shpejta të nisura nga dyshja Bullku-Agolli dhe të bartura me anë të Migjen Bashës dhe djelmoshave të rinj në krah në sulm, do të jenë arma kryesore e ekipit tonë. Hamdi Salihi është i dëshmuar si lojtar që jep jetën në fushë për kombëtaren dhe si lojtar vendimtar, por mund të presim shumë edhe nga Cani. Shqipëria në fund do të dalë fituese dhe tifozët me gjasë nuk do të jenë të zhgënjyer.
Parashikimi: Shqipëri 2:0 Norvegji
Si mendoni ju bashkëkombas të nderuar, a do të fitojë Shqipëria dhe cili do të jetë rezultati i këtij takimi? Bashkohuni me shokët tuaj në debat dhe shprehuni në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
"Do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin", Ancelotti për Man Cityn në Ligën e Kampionëve
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Luis Enrique thotë se e kishte të vështirë t'i festonte golat para syve të Pep Guardiolës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar