LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina nuk duron më

Sigal Prishtina nuk duron më

Sigal Prishtina ka vendos që mos të ankohet ndaj dënimit që ia shqiptoi Federata e Basketbollit e Kosovës. Por, bardhekaltrit kanë paralajmëruar se në vazhdim të kampionatit do ta tërheqin ekipin nga parketi, nëse dikush nëpër Kosovë e hedh në drejtim të tyre qoftë edhe një gjë më të vogël të fortë.

Edhe pse fillimisht kërcënoi me largim nga BKT-Superliga, megjithatë Sigal Prishtina ka vendos që mos të ankohet ndaj dënimeve që ia shqiptoi Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), shkaku i incidentit që ndodhi të dielën e kaluar në derbin e saj përball Trepçës, i cili u ndërpre.

Humbja e asaj ndeshje me rezultat zyrtar 0:20 dhe heqja e një pike, pezullimi i palestrës për dy ndeshje, dhe një takim tjetër pa shikues e 800 euro gjobë, janë konsideruar sërish si dënime tepër të rënda nga ana e bardhekaltërve. Por, megjithatë, ata nuk do të ankohen ndaj gjithë atij dënimi.

Por, prishtinasit ia kanë tërheq vërejtjen FBK-së se tash e tutje do të sillen ndryshe në basketbollin kosovar. “Pas incidentit që ndodhi në ndeshjen kampionale në mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës dhe pas dënimeve të shqiptuara nga Komisari i Garave kundër klubit tonë, ne kemi vendosur që të mos ankohemi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi bardh e kaltër, nëpërmjet të cilës prishtinasit kanë shpreh sërish keqardhje për incidentin.


“Ua bëjmë me dije Komisarit të Garave dhe FBK-së që tash e tutje në asnjë palestër të Kosovës Sigal Prishtina nuk do t’i durojë as edhe në minimum rrebeshet e hedhjeve dhe sulmeve që përjetojmë gjatë zhvillimit të ndeshjeve tona jashtë Prishtinës, e që dihet mirë nga të gjithë që gjithmonë na janë bërë në të kaluarën, por i kemi duruar vetëm e vetëm që mos t’ia humbim hijeshinë kësaj loje dhe të mos e praktikojmë ndjenjën e gëzimit për fitoren nëpërmjet tavolinës”, theksohet në komunikatë, ku prishtinasit paralajmërojnë se do të tërhiqen prej parketi nëse vetëm njëherë u ndodh diku në Kosovë që në drejtim të tyre të hidhet nga shikuesit vetëm një diçka e vogël e fortë.

E kryeqytetasit thonë se në ato raste FBK-ja nuk do të ketë ‘qare’ pa vepruar njëjtë siç bëri ndaj tyre.

“Më nuk do të pranojmë të bëhemi kurban i ndarjes selektive të drejtësisë dhe duam të shohim të njëjtën vendosmëri për t’i rënë çekanit edhe në të ardhmen, duke mos dashur e as paragjykuar që të ndodhin gjëra të pahijshme në palestrat tona sportive”, theksohet në kumtesë, në të cilën Sigal Prishtina ka shprehur dyshimin se dikush qëllimisht ia shkaktoi incidentin në shtëpi të saj, vetëm që ta kontestoj pjesëmarrjen e saj në Ligën Ballkanike prej sezonit të ardhshëm.

“Pjesëmarrjen tonë në arenën ndërkombëtare nuk mund ta kontestojë e as ta pengojë askush, sepse garantues i pjesëmarrjes tonë në arenën ndërkombëtare nuk është askush tjetër pos suksesi i pakontestueshëm, tradita, puna, organizimi dhe strukturimi i klubit në nivel pa krahasues sesa të tjerët duke qenë dhe model për të gjitha klubet sportive në Kosovë. Vlerësojmë se Sigal Prishtinë në arenën ndërkombëtare nuk mund ta zëvendësojnë klubet që kane suksese meteorike, kozmetike dhe pa asnjë bazë të shëndoshë”, thuhet në fund të kumtesës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian

Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian

Premier League
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës

Bruno Fernandes paralajmëron transferimin shokues jashtë Evropës

Premier League
Kalo në kategori