Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është pranë largimit të tij nga Real Madridi dhe atë pa sukses në Ligën e Kampionëve, pas eliminimit të kompletuar gjysmëfinal të mërkurën.
Jose Mourinho ishte shumë pranë në fund, por në fakt ai ishte shumë larg. Real Madridi në fund luftoi si burrat, por fitorja prej 2-0 nuk ishte e mjaftueshme për të ndalur Dortmundin drejt arritjes së finales së parë në 16 vitet e fundit.
Fakti që tash e 11 sezone jemi pa finale për Realin flet më shumë për atë se si do të duket epoka e Mourinhos te Real Madridi pasi të largohet këtë verë. Ai e ka pasur luksin e zgjedhjes së një ekipi super të shtrenjtë, por nuk ka pasur ekip të bashkuar. Si në Porto, Chelsea ashtu dhe te Interi, ai ka qenë në gjendje që të japë më të mirëni falë grupit të lojtarëve që po ashtu bënë të njëjtën për të. Los Blancos nuk i kanë dhënë atij më të mirën, atë për të cilën edhe ai ishte sjellë në klubin mbretëror.
Pas ndeshjes, ai aludoi se nuk do të jetë në të njëjtin klub sezonin e ardhshëm. “Ndoshta jo. Më pëlqen të jem aty ku më duan”, ka thënë Mourinho kur u pyet nëse do ta kërkojë edhe sezonin e ardhshëm Ligën e Kampionëve me Realin. Dhe, është e qartë se ai nuk ka kaluar në kryeqytetin spanjoll ashtu si ka kaluar në klubet e mëparshme.
Cristiano Ronaldo arriti të shpërthejë mbrojtjen kundërshtare, por voleji i tij shkoi drejt e në portierin Weidenfeller. Mesut Ozil kishte disa ‘hektarë’ hapësirë para portës së Dortmundit, por dështoi të realizonte në golin e zbrazët. Gonzalo Higuain ishte dy herë pranë golit, por nuk ia arriti. Edhe Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, topin e të cilës gjuajtje e kanë gjetur në hënë. Në fillim është dukur premtuese, por në fund munguan vetëm lotët.
Në ndërkohë nën pjesën e dytë Dortmundi gjithnjë e më pranë po i afrohej golit vrasës. Reali sa është dukur se mund të shënojë tri gola, ashtu edhe ka mundur t’i pranojë tri gola tjerë. Robert Leëandoëski i vetmuar ka mundur të hynte përsëri në histori me katër gola në Bernabeu, po që se nuk do të ishte grushtuar në disa raste nga mbrojtësit madrilen. Të mërkurën e kaluar i gjithë dëmi u shkaktua në 80 minuta dhe 80 minutat e para në Bernabeu ishin po aq të dëmshme. Ronaldo nuk ishte askund, por askund nuk ishte as plani i Realit për një gol të hershëm.
Karim Benzema e shënoi golin e shpresës që ngriti gjithë publikun në këmbë në 10 minutat e fundit dhe Sergio Ramos arriti që të bënte të gjallë ëndrrën dy minuta pa përfunduar koha e rregullt. Dortmundin e kishin kapluar nervat, por në fund ata ia dolën. Dortmundi është fitues meritor, pasi edhe në shumicën e kohës të martën ata ishin të barabartë me Realin. Edhe rezultati 2-0 është shumë i padrejtë për ta. Eliminimi i Dortmundit do të kishte qenë skandal.
Jurgen Klopp arriti të gjunjëzojë Jose Mouirnhon me taktikat e tij dhe lojën me presing të ekipit të tij. Portugezi, vështirë mundi të përmbahej nga supremacia e gjermanëve, aq sa si zakonisht ai tentoi t’ua hidhte fajin gjyqtarëve për kohën dhe ishte parë duke polemizuar me Klopp në disa momente gjatë takimit. Por, në fund është vetëm një ekip që meritoi biletën për finalen e Wembleyt dhe ai nuk drejtohet nga Jose Mourinho.
Një titull në La Liga, një Superkupë dhe një Copa del Rey (me mundësi për një tjetër) janë suksese të arsyeshme të Mourinhos, por Fabio Capello, Bernd Schuster dhe të tjerët kanë arritur suksese të ngjashme për Realin. Mourinho ishte menduar të jetë më ndryshe, ai ishte menduar të jetë ‘Special One’. Dhe ishte Liga e Kampionëve ku u prit që ai ta dëshmonte këtë. Por, përkundër faktit se ai ka arritur t’i bëjë madrilenët nga të eliminuar të rregullt në fazën 1/16 në të eliminuar të rregullt të gjysmëfinaleve, të mos harrojmë se ky është Real Madridi. Si në gjysmëfinale, si në 1/16-tën e finales, disfata janë të gjitha të njëjta.
Tashmë është e sigurtë se ai do të largohet në fund të sezonit dhe do ta bëjë këtë pa një trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Ai nuk është më ‘Special One’. Ai na argëtoi deri në momentin e fundit me deklaratat dhe me ndeshjet dramatike, por ai nuk ishte sjellë në Bernabeu për këtë. Suksesi në Evropë e ka shkatërruar, ashtu sikurse largimi i supremacisë së tij në botën e futbollit në Spanjë, nga Pep Guardiola dhe Barcelona.
Ai po e lë Real Madridin si ekipin e dytë spanjoll pas Barcelonës, ashtu sikurse e mori në dorë tri vite më parë. Ai po ashtu largohet me Real Madridin që po e kërkon La Deciman e famshme. Pritja shumë, shumë e gjatë… po vazhdon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon pjesa e parë: Arsenali me epërsi të merituar ndaj Manchester Cityt
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Mikel Arteta bllokon në orët e fundit të afatit kalimtar largimin e yllit të Arsenalit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Interi kërkon hakmarrje ndaj Milanit në derbi, formacionet zyrtare
Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos