LAJMI I FUNDIT:

Dardani kthehet brenda dy javëve

Dardani kthehet brenda dy javëve

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, të shtunën gjatë ndeshjes me SigKos Bashkimin u largua nga fusha për shkak të një lëndimi në zog të këmbës, por si duket ky lëndim nuk është edhe aq serioz sa u duk në shikim të parë.

Në një prononcim për Telegrafin, Berisha tha se nesër do t’i zhvillojë të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe do ta marrë vesh se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

”Nuk duket që është lëndim edhe aq serioz, hala nuk dihet diçka konkrete por mua më duket si një ndrydhje e vogël”, tha Dardani.

”Nesër do t’i kryej të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe mendoj se brenda dy apo tri javëve, më së largu një muaj, do të kthehem në palestër”, deklaroi ai. /Telegrafi/