LAJMI I FUNDIT:

Besa nxjerr pikë në Prishtinë

Besa nxjerr pikë në Prishtinë

Edhe pse Prishtina e dominoi ndeshjen, Besa ishte e organizuar mirë në mbrojtje dhe kështu ia arriti të nxjerrë një pikë shumë të vlefshme në javën e 18-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë nuk ishte shumë atraktive për sy dhe për shikuesit që ishin mbledhur në stadium. Mysafirët ishin më kërkues dhe arritën të krijonin më shumë raste se bardhekaltërit, të cilët e rrezikuan portën vetëm dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë.

Besnik Krasniqi qëlloi njëherë me kokë por portieri i Besës ishte në vend, ndërsa në sulmin tjetër ishte Argjend Malaj i cili qëlloi shtyllën me kokë por as ky nuk ia doli të shënonte.

Në pjesën e dytë u pa një dominim i Prishtinës të cilët e kërkuan aq shumë një gol por prapë se prapë nuk ia dolën të shënojnë.


Ky ishte barazimi i parë pas shtatë viteve mes Prishtinës edhe Besës. Barazimin e fundit këto dy skuadra e kishin realizuar në tetor të vitit 2006.

Rezultatet tjera të javës së 18-të:

Liria – Drita 1:3
Llamkos Kosova – Hysi 2:0
Ferronikeli – Hajvalia 0:0

/Telegrafi/