LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e gatshme për Besën

Prishtina e gatshme për Besën

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, është shprehur se skuadra e tij ka punuar shumë për t’i evituar gabimet e ndeshjes për Kupën e Kosovës ndaj Ferronikelit, si dhe do të jetë më e organizuar në ndeshjen e parë ndaj Besës.

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina, para fillimit të stinorit pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës, ka organizuar një konferencë për media ku mori pjesë trajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovërlani, si dhe mbrojtësi i djathtë i ‘bardhekaltërve’, Besnik Krasniqi.

“Në ndeshjen ndaj Ferronikelit nuk ishte ajo Prishtinë që është gjithmonë, por edhe skuadra mysafire u mbrojt me shumicën e lojtarëve, ashtu siç bëjnë të gjitha skuadrat e tjera që i mirëpresim në stadiumin tonë”.

“Gabimet që i bëmë në ndeshjen në kuadër të Kupës ndaj Ferronikelit i kemi përmirësuar në stërvitje dhe do t’i përmirësojmë edhe në ndeshjen ndaj Besës”, deklaroi Tovërlani.


Prishtina pret Besën në stadiumin e kryeqytetit të dielën me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/