LAJMI I FUNDIT:

Agnolin i premton ndihmë FFK-së

Agnolin i premton ndihmë FFK-së

Presidenti i klubit të Perugia-së, Liugi Paolo Agnolin, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ka premtuar se do të angazhohet që ta ndihmojë futbollin kosovar dhe gjyqtarët e këtij sporti, pasi Agnoli më parë ka qenë arbitër i njohur në Serie A.

Ai gjatë këtij takimi u premtoi zyrtarëve të futbollit kosovar, se do t’iu ndihmojë në çdo aspekt, si dhe kërkoi që një të ardhme të afërt të zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Në anën tjetër zyrtarët e FFK-së, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, Afërditë Fazliu e Ruzhdi Breznica që ishin prezent në këtë takim, e njoftuan mysafirin për gjendjen reale të futbollit kosovar, duke i premtuar bashkëpunim me skuadrën italiane.

“Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Ruzhdi Breznica, i kërkoi Agnolinit që të angazhohet për ndihmë të gjyqtarëve. Ndërsa, Afërditë Fazliu shprehu interesimin që Federata e Futbollit të Italisë, e në veçanti klubi që përfaqëson Agnolin të ndihmojë në zhvillimin e futbollit të grup-moshave të reja dhe futbollit të femrave”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/