LAJMI I FUNDIT:

Tefik ‘Uragan’ kthehet fuqishëm në ring

Tefik ‘Uragan’ kthehet fuqishëm në ring

Tefik “Uragan” Bajrami ka vazhduar me fitore të reja në ringun e boksit profesionist. Bajrami, 25-vjeçar të dielën mbrëma në Luzern të Zvicrës ka mposhtur boshnjakun me nënshtetësi kroate, Elvir Behluloviq, në spektaklin “Boxing Night 2013”.

Boksieri shqiptar ka hasur në një kundërshtar të përgatitur mirë, por kjo nuk e ka penguar t’u kthehet sërish fitoreve, pas humbjes që e kishte pësuar herën e fundit në Podujevë nga kroati tjetër Toni Vishiq, vitin që shkoi. Kjo ishte fitorja e gjashtë për Bajramin në ringun profesionist, karshi dy humbjeve të pësuara.

Kroati Behluloviq deri më tashti ka zhvilluar gjithsej 16 meçe, prej të cilave një e ka
fituar, e pesëmbëdhjetë të tjera i ka humbur. Bajrami më herët gjatë karrierës së tij kishte fituar tituj kampioni evropian dhe të botës në KickBox dhe ThaiBox, raporton Zëri. /Telegrafi/