LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon stinori pranveror në basketboll

Sot fillon stinori pranveror në basketboll

Këtë të shtunë do të rifillojnë garat në BKT Superligën e Kosovës në Basketboll. Kryendeshja e kësaj jave është mes Pejës dhe RTV 21, që do të luhet në palestrën ‘Karagaç’ të Pejës, me fillim nga ora 20:00.

Peja është lidere e BKT Superligës me 27 pikë, sa i ka edhe Sigal Prishtina në pozitën e dytë. RTV 21 që po debuton këtë edicion në elitë, renditet në pozitën e pestë me 20 pikë të mbledhura.

"Pres një lojë të fortë, atmosferë të mirë dhe natyrisht fitoren tonë. Mirëpo, nuk do të jetë lehtë, pasi RTV 21 është përforcuar me lojtarë të huaj".

"Nëse luajmë lojën tonë, besoj se nuk do të kemi probleme për të fituar. Edicioni pranveror, do të jetë shumë më i fortë dhe kjo është më mirë për ligën tonë", ka thënë plejmejkeri i Pejës, Dardan Berisha, për Kohën Ditore.


Gjatë kësaj dite do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të xhiros së 15-të. Në edicionin pranveror, të gjitha skuadrat kanë lojtarë të huaj në radhët e veta, me përjashtim të Vëllaznimit.

Ndeshjet tjera të xhiros së 15-të:

E shtunë

Trepça – Drita (16:00)
Sigal Prishtina – Kosova (17:00)
Sigkos Bashkimi – Vëllaznimi (19:00)
Peja – RTV 21 (20:00)