LAJMI I FUNDIT:

Not: Zhavelli “i argjendtë” në Mal të Zi

Not: Zhavelli “i argjendtë” në Mal të Zi

Notari kosovar Lum Zhavelli ka fituar medalje të argjendtë në turneun e 18-të ndërkombëtar "Montenegro Mimosa Cup" që u zhvillua më 16 dhe 17 shkurt në Mal të Zi.

Pos notarëve të Kosovës dhe nikoqirit Malit të Zi, në këtë garë morën pjesë edhe notarë nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia.

Në një konkurrencë me më shumë se 300 notarë, notarët tanë patën një paraqitje shumë të mirë e në veçanti Lum Zhavelli, i cili u stolis me medalje të argjendtë në disiplinën 50 m krol.

“Paraqitje të mirë patën edhe notarët e tjerë, por nuk arritën të stolisen me medalje. Gjithsesi ata treguan not cilësor dhe me përmirësimin e infrastrukturës presim rezultate edhe më të mira nga këta notarë të rinj dhe me perspektivë", thuhet në njoftimin e Federatës së Notit të Kosovës të lëshuar ditë më parë./Telegrafi/