LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët sportiv, Kosova vs. Shqipëria

Gazetarët sportiv, Kosova vs. Shqipëria

Gazetarët sportiv të mediave kosovare sot do të jenë nikoqirë të gazetarëve sportivë të mediave nga Shqipëria, në një ndeshje miqësore që do zhvillohet për hir të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Australia” të Mitrovicës, dhe do të referohet nga tre gjyqtarë nga Kosova.

Në ekipin e gazetarëve sportiv kosovarë bëjnë pjesë: Arlind Grantolli; Drin Ejupi (Kohavision); Artan Muhaxheri (RTK); Milaim Krasniqi, Fatos Preniqi, Edmond Thaqi (Radio Kosova); Bajram Shala (RTV 21); Tomor Grabovci (Radio Dukagjini); Valdet Hasani, Moral Pozhegu (Express); Bekim Devaja, Albatrit Matoshi, Ejup Llumnica (Zëri); Arlind Basholli (Tribuna); Kushtrim Krasniqi, Leutrim Mustafa, Bahri Rexha,
Lavdim Pireva (Sport) dhe Defrim Puka (Telegrafi).

Nga radhët e gazetarëve sportivë për mediat e Shqipërisë do të rreshtohen edhe emra të njohur për publikun kosovar, si Dritan Shakohoxha dhe Andin Lokaj. /Telegrafi/