LAJMI I FUNDIT:

Majlinda e treta në ranglistën botërore

Majlinda e treta në ranglistën botërore

Falë medaljes së argjendtë, të fituar në turneun "Grand Slam" të Parisit, Kelmendi është ngritur në pozitën e tretë të ranglistës botërore.

Suksesi i arritur, të shtunën, në Paris, e ka konfirmuar Majlinda Kelmendin si njërën prej xhudisteve më të mira në botë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në renditjen e publikuar të mërkurën, në kategorinë deri 52 kg, udhëheq japonezja Yuki Hashimoto me 1.410 pikë. Pas saj është braziliania Erika Miranda me 1.086 pikë, ndërsa Kelmendit pozita e tretë i takon falë 1.032 pikëve. Suksesi në Paris asaj i siguroi plot 300 pikë.

Kelmendi asnjëherë deri më tani nuk ka qenë kaq lart e renditur. Në Lojërat Olimpike "Londra 2012" udhëtoi si bartësja e pestë, ndonëse në renditjen botërore ishte e shtata./Telegrafi/