LAJMI I FUNDIT:

Turne në boks për përvjetorin e pavarësisë

Turne në boks për përvjetorin e pavarësisë

Për nder të pesë-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 16 shkurt duke filluar nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të mbahet turne në boks.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Mehmet Bogujevci, ka bërë të ditur se në turneun ndërkombëtar "Pavarësia" do të marrin pjesë boksierë nga Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Shqipëria.

Pos meçeve të meshkujve, në program janë edhe dy meçe në konkurrencën e femrave. Përzgjedhësi i Kosovës, Xhevdet Peci, për këtë turne ka ftuar gjashtë meshkuj e dy femra. Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64 kg), Alban Qiriqi (64 kg), Arian Gashi (69 kg), Valdrin Bajraktari (91 kg), Armend Xhoxhaj (91 kg), Fatlume Ahmeti (52 kg) dhe Albulena Gubetini (75 kg) janë të përzgjedhurit e Pecit.

"Kosova ka boksierë të mirë dhe potencial për të treguar vlerat si Liridon Zeqiri, Burim Hasani, vëllezërit Gashi, Armend Xhoxhaj etj”.


“Presim meçe të mira, pasi shtetet do të vijnë në Kosovë me boksierët më cilësorë që i kanë", ka thënë Bogujevci, të martën në një konferencë për shtyp./Telegrafi/