LAJMI I FUNDIT:

Awere, nga NBA në Pejë

Awere, nga NBA në Pejë

Klubi basketbollistik i Pejës ka vazhduar me përforcimet e jashtëzakonshme këtë vit. Pasi sjelli Dardan Berishen, Harouana Mutombon( nipin e Dikembe Mutombos) dhe Ersid Lucën tani ka sjellë qendrën 210 cm nga Nigeria, Cyril Aweren, i cili në shtator të vitit të kaluar kishte nënshkruar kontratë të pa garantuar me Sacramento Kingsin e NBA-së.

Awere më parë ka luajtur edhe në Tunizi, Bahrein e SHBA, megjithëse, për Sacramenton nuk ka arritur që të zhvillojë as një ndeshje zyrtare. Së fundi ai luajti te Reno Bighorn, e cila bën pjesë në ligën që i zhvillon lojtarët për NBA, D- Ligë.

“Peja ka pasur fatin që përmes trajnerit të kontaktojë me një agjent të basketbollit, i cili më herë ka bërë transfere të mëdha në Euroligë dhe në NBA. Ai po ashtu ka pasur fat dhe ka gjetur një lojtar të lirë në treg me cilësitë e Aweres. Duke pasur parasysh që në këtë periudhë është e vështirë të gjenden lojtarë të klasës së lartë me kosto të përballueshme për klubet e Kosovës”, ka thënë kryetari i klubit, Art Gashi, për Zërin.


Megjithatë, të gjitha këto shpenzime nuk duket se janë vetëm për BKT Superligën, por edhe përgatitje për Ballkan Ligën, ku ndoshta do të mund të marrin pjesë dy skuadra kosovare.

“Gjithsesi dalja dhe prezantimi jashtë kufje të Kosovës, ka qenë dëshirë e kamotshme e të gjitha skuadrave kosovare. Kështu që puna e Bordit tonë është përqendruar, që Peja të organizohet si skuadër evropiane dhe të krijojë një ekip që do ta prezantojë Kosovën denjësisht në rajon e më gjerë”, ka shtuar Gashi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori