LAJMI I FUNDIT:

Serie A – Ringjallet Interi

Serie A – Ringjallet Interi

Java e 18-të në Serie A kaloi nën hijen e derbit të madh të Madonninës, ku edhe zyrtarisht në luftë për titull u rikthye Interi, pasi mposhti rivalin e përbetuar para 80 mijë Rossonerëve në San Siro.

Pos fitores së Interit, lojtarë të të cilit ekip dominojnë në formacionin e javës, vërehet prania edhe e lojtarëvë të ekipeve tjera, pasi Cesena ka mposhtur Novarën në shtëpi, kurse fitoreve iu kthye edhe Genoa që mposhti në Marassi Udinesen.

Juventusi dështoi duke barazuar me rezultat 1-1 në shtëpi me Cagliarin e duke hapur edhe më shumë luftën për titull në Serie A.

Formacioni i javës së 18-të në Serie A:


Portier: Sebastian Frey (Genoa)

Mbrojtësit: Stephan Lichtsteiner (Juventus), Mikael Antonsson (Bologna), Walter Samuel (Inter), Yuto Nagatomo (Inter).

Mesfushorët: Javier Zanetti (Inter), Michael Bradley (Chievo), Andrea Cossu (Cagliari).

Sulmuesit: Rodrigo Palacio (Genoa), Diego Milito (Inter), Adriano Mutu (Cesena).

Frey

Lichtsteiner – Antonsson – Samuel – Nagatomo

Zanetti – Bradley – Cossu

Palacio – Milito – Mutu

/Telegrafi/