LAJMI I FUNDIT:

LK – Bravo Shaqiri, lamtumirë United

LK – Bravo Shaqiri, lamtumirë United

Ka përfunduar dhe faza grupore e Ligës së Kampionëve dhe si kurrë më parë xhiroja e fundit ka qenë e jashtëzakonshme, dramatike dhe tepër, tepër e nxehtë ku si duket me hyrjen në dekadën e re ka filluar dhe të ndërrohet hierarkia e skuadrave elitar në kompeticionin elitar.

Anglezët për herë të parë pas tetë vitesh do të përfaqësohen vetëm me dy ekipe në fazën e eliminimit direkt, pasi dyshja nga Mançesteri, City dhe United kanë rënë pre e Napolit, respektivisht Baselit. E kur flasim për Baselin, sigurisht se vjen në shprehje brilianca e shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët janë më meritorët pse Sir Alex Ferguson pas më shumë se një dekade do ta shijojë fazën tjetër nga televizori.

Kualifikime sensacionale nga ana tjetër realizuan edhe Marseille dhe Lyoni. Marseille shënoi dy gola të shpejtë te Dortmundi në Gjermani për t’i përlotur grekët e Olympiacos, të cilët më shumë se me ndeshjen preferuan të merren me banerë anti-shqiparë. Lyoni ia bëri bajat Dinamo Zagrebit në Maksimir me një rikthim sensacional prej 7-1.


Po të mos ishte Didier Drogba anglezët do të përfaqësoheshin vetëm nga Arsenali në fazën e eliminimit direkt. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë arriti që me një performancë heroike t’i tregojë Torresit se nuk vlen 55 milionë euro dhe t’ua mbyllë gojën kritikëve të Andres Villas Boas.

Vërejtje: Shorti i fazës 1/8 të eliminimit direkt hidhet më 16 dhjetor dhe takohen liderët e grupeve me të dytët me përjashtim klubet nga i njëjti shtet apo grup.

Por, kush janë të gjithë të eliminuarit dhe të kualifikuarit – detajet:


Grupi A

Bayern Munich (13 pikë)

Napoli (11 pikë)

Manchester City (10 pikë) në Europa League

Grupi B

Inter (10 pikë)

CSKA Moska (8 pikë)

Trabzonspor (7 pikë) në Europa League

Grupi C

Benfica (12 pikë)

Baseli (11 pikë)

Manchester United (9 pikë) në Europa League

Grupi D

Real Madrid (18 pikë)

Olympique Lyonnais (8 pikë)

Ajax (8 pikë) në Europa League

Grupi E

Chelsea (11 pikë)

Bayer Leverkusen (10 pikë)

Valencia (8 pikë) në Europa League

Grupi F

Arsenali (11 pikë)

Marseille (10 pikë)

Olympiakos (9 pikë) në Europa League

Grupi G

Zenit (9 pikë)

APOEL Nicosia (9 pikë)

Porto (8 pikë) në Europa League

Grupi H

Barcelona (16 pikë)

Milan (9 pikë)

Viktoria Plzen (5 pikë) në Europa League

/Telegrafi/