Të martën u shënua përvjetori i fitores së famshme të katalanasve në Camp Nou ndaj luftëtarëve të Jose Mourinhos, por 365 ditë më vonë, gjërat duken shumë më ndryshe, me skuadrën nga kryeqyteti spanjoll në krye të klasifikimit në La Liga.
Për Barcelonën, ajo ishte një natë që do të kujtohet gjatë – për Real Madridin një natë që duhej të harrohej sa më shpejtë. Fitorja e jashtëzakonshme prej 5-0 e katalanasve ndaj rivalëve të tyre të përbetuar më 29 nëntor të vitit 2010 nuk ishte vetëm një paraqitje e mjeshtrisë së pastër, por po ashtu ishte një mesazh. Barca atëkohë ishte ajo që kontrollonte dhe shkatërronte gjithçka në La Liga.
Saktësisht një vit më vonë, njerëzit e Pep Guardiolës dogjën një ekip tjetër nga Madridi në Camp Nou – Rayo Vallecanon, por me rezutlat 4-0 – me ç’rast dhe u festua njëvjetori i fitores më epike dhe ditëlindjes së 112-të të klubit.
Por, Barcelona është aktualisht tri pikë larg Real Madridit dhe ka luajtur një ndeshje më shumë se sa madrilenët në La Liga. Dhe, një vit pas fitores së famshme prej 5-0, Reali duket të ketë zvogëluar dukshëm distancën në cilësi me klubin katalanas, dhe pse jo duke e tejkaluar në këtë aspekt – të paktën tani për tani. Telegrafi hedh një shikim mbi arsyet se pse Barcelona është nxënë, apo dhe tejkaluar nga Real Madridi.
1. Sezoni i dytë i Mourinhos
Edhe pse ai zakonisht fiton nga një trofe në sezonet e tij debutuese, Jose Mourinho gjithmonë ka kërkuar që të gjykohet se si ekipet e tij luajnë në sezonin e tij të dytë. Kështu, portugezi u kritikua te Interi pas fitimit të Scudettos, por dështoi në Ligën e Kampionëve dhe Coppa Italia, kurse përgjigja e tij ishte e qartë: “Më gjykoni vitin e ardhshëm”. Dhe në sezonin 2009-2010, ai fitoi gjithçka – Scudetton, Coppa Italian dhe Ligën e Kampionëve.
Ende mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë në Madrid, por pas sezonit të kaluar ku ai triumfoi në Copa del Rey, lojtarët e tij kanë marrë besimin se mund të mposhtin Barcelonën. Dhe, ata po ashtu kanë edhe urinë. Katalanasit kanë fituar absolutisht gjithçka përgjatë tri sezoneve të fundit nën Guardiolën, përderisa Real Madridi shikoi me gishta në gojë se si Guardiola po festonte sezonet e tij fantastike. Kjo e ka lënë Realin për të dëshiruar dhe tani Reali i Jose Mourinhos duket më i uritur se sa rivali.
2. Fuqia taktike kundërsulmuese
Përderisa trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola eksperimenton me mbrojtjet e tij të përbëra prej tri njerëzve, me mesfushorë në mbrojtje dhe me sulmues të rrejshëm e me sulmues qëndror në krahun e majtë, Mourinho ka secilin lojtar me pozitë të definuar – përveç Fabio Coentraos.
Në ndërkohë, Real Madridi ka perfeksionuar lojën me kundërsulme, duke shpërthyer rrezikshëm nga thellësia për të shënuar gola, duke fituar posedimin e topit në gjysmëfushën e vet. Rreth gjysma e golave të tyre të shënuar këtë sezon është realizuar brenda 20 sekondave pasi është marrë topi – më i shpejti në fitoren prej 6-2 ndaj Rayo Vallecanos në shtëpi – kundërsulm ky i llogaritur për 9.40 sekonda.
Lojtarët e Mourinhos punojnë vazhdimisht për të bërë edhe më të përkryer këtë në stërvitje. Dhe portugezi, shpeshherë i ngrirë kur skuadra e tij shënon, gjithmonë duartroket kur goli shënohet nga kundërsulmi. Nëse kjo ndodh shpesh, atëherë ai e di se ndaj ekipit të tij është absolutisht pa efekt të mbrohesh. Dhe këtë e dëshmon më së miri starti i furishëm i sezonit me 46 gola në 13 ndeshje.
3. Një Ronaldo më jo egoist
Ai ende po shënon për kënaqësi personale, por Cristiano Ronaldo ka treguar anën e tij jo egoiste këtë sezon, duke asistuar në gjashtë gola gjatë këtij sezoni.
Portugezi ka shënuar 16 gola në La Liga dhe vazhdon të jetë vendimtar, edhe pse jo në formën e tij prej jashtëtokësori – u tregua kjo në sfidat ndaj Valencias dhe Atletico Madridit. Në Mestalla ai shënoi golin e fitores pas një kundërsulmi në një kënd shumë të ngushtë, përderisa mbajti përkryeshmërinë në ekzekutimin e penaltive me dy të realizuara në derbin ndaj Atletico Madridit, e po ashtu duke asistuar për golin e Di Marias.
Sidoqoftë, ç’është më me rëndësi është se Reali nuk po varet nga Ronaldo aq shumë sa sezonin e kaluar, përderisa Barca duket se po varet tepër nga Messi këto ditë. Argjentinasi ka numrin e njëjtë të golave dhe asisteve në La Liga dhe më shumë gola në të gjitha garat, por ka shënuar më pak këtë sezon për Barcelonën dhe kjo është arsyeja se pse katalanasit këtë sezon kanë rënë aq shumë – e dëshmon disfata ndaj Getafes ashtu si dështimet ndaj Sociedadit, Valencias dhe Bilbaos.
4. Problemet në mbrojtje të Barcelonës
Real Madridit mund t’i mungojë Ricardo Carvalho për shkak të lëndimit, por ju vështirë se e keni vërejtur që Sergio Ramos ka shfaqur një seri paraqitjesh bindëse në zemër të mbrojtjes së Real Madridit, me Alvaro Arbeloan dhe madje edhe Lassana Diarran në krahun e djathtë që e zëvëndësuan atë.
Por, Barca është dashur të bëjë edhe më shumë ndryshime. Kapiteni Carles Puyol është rikthyer përsëri në aksion pas operimit të tij në gju gjatë verës. Ai ka munguar në shumë ndeshje, ashtu sikurse partneri Gerard Pique, dhe në mungesë të të dyve, Guardiola shpeshherë ka vënë në lojë një mbrojtje të përbërë nga mesfushorë si Javier Mascherano dhe Sergio Busquets. Dhe përderisa kjo funksionoi në shtëpi, mbrojtja e Barcës u shfaq shumë e dobët në transfertë, u vërejt kjo më shumë në ndeshjet ndaj Valencias, Sociedadit dhe ndaj Getafes të shtunën.
Pos tjerash edhe lëndimet e Andres Iniestas, Alexis Sanchez, Pedros, Cesc Fabregasit dhe Ibrahim Afellayt kanë prekur Barcën, përderisa Real Madridi ka llogaritur edhe në shërbimet e Kakas, ka mirëpritur nga lëndimi Nuri Sahin pas një periudhe të gjatë në riaftësim, dhe rallë herë madrilënet janë vënë në telashe nga rivalët, edhe kur kishin mungesë të lojtarëve.
5. Gola për të ngrënë ‘lopë’
Reali kishte probleme në sulm vitin e kaluar. Karim Benzema nuk kishte besim dhe publikisht u kritikua nga Mourinho. Kur Gonzalo Higuain u lëndua, portugezi pohoi se do të duhet të shkonte ‘në gjah me një mace’. Dhe argjentinasi më vonë u la jashtë fushave me një dëmtim serioz.
Francezi në fund doli i suksesshëm duke shënuar 26 gola dhe duke përmbyllur në mënyrë impresive sezonin, ashtu si Higuain që po ashtu u rikthye në fund të sezonit të kaluar.
Por, që të dy e kanë filluar sezonin në formë fantastike. Benzema, i cili startoi në disfatën katastrofale prej ‘5-0’ një vit më parë, por që rallë herë e pa topin në këmbët e tij, ka shënuar tashmë 12 gola, përderisa Higuain ka 13. Dhe konkurrenca mes tyre e ka ngritur Realin edhe një nivel më të lartë në aspektin e shënimit të golave.
Çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar, a ka filluar vërtet që Barcelona të bie nën hijen e Real Madridit që po tregohet të jetë superfuqi këtë sezon?
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar