LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Chelsea – Arsenal

Parashikim: Chelsea – Arsenal

Rivalët londinezë të cilët në fundjavë shënuan fitore në kuadër të ndeshjeve për Carling Cup, do të takohen në sfidën derbi të kësaj fundjave në Ligën Premier ku Chelsea do ta kërkojë fitoren pas zhgënjimit ndaj QPR-së dhe Arsenali do të tentojë të tregojë se është ende konkurrent për titull.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: E shtunë, 29 tetor – ora 13:45

Përbërjet


Chelsea arriti që mezi ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Carling Cupp pas vazhdimeve në sfidën ndaj Evertonit dhe këtë Blutë e bënë pa shumë yje. Kartoni i kuq i Ross Turnbull ishte i dyti për Chelsean në dy ndeshje brenda katër ditëve, por Blutë do ta kenë skuadrën të freskët para vizitës së Topçinjve. Fernando Torres pritet të luajë, duke zëvëndësuar Didier Drogban e suspenduar, ndërsa ‘El Nino’ është në formë të mirë pas golave ndaj Genk.

Ekipi i ndryshuar i Arsene Wenger për Carling Cup ia arriti të rikthejë disavantazhin ndaj Boltonit në mesjavë. Vermaelen luajti në këtë takim, por nuk është i gatshëm për Chelsean, teksa Robin Van Persie pritet të rikthehet në formacionin startues pas paraqitjes fantastike ndaj Stoke Cityt.

A e dini se?

• Këto ekipe janë përballur njëra me tjetrën 38 herë në Ligën Premier.
• Arsenali ka fituar 16 prej këtyre ndeshjeve me Chelsean që fitoi 11 herë dhe barazimet ishin po ashtu 11.
• Chelsea do të jetë pa Didier Drogban e suspenduar, i cili ka shënuar në tri fitoret e fundit të Bluve ndaj Arsenalit.
• Në total këto ekipe kanë marrë tetë kartona të kuq në nëntë javët e para – Chelsea pesë dhe Arsenali tre.
• Chelsea ka përfunduar më lartë se rivali londinez Arsenal në shtatë sezonet e fundit radhazi.
• Nëse do të luajë, Ashley Cole do ta bëjë paraqitjen e tij të 157-të për Chelsean, duke e tejkaluar përfundimisht të njëjtën shifër të paraqitjeve për Arsenalin.

Forma e Chelseat

Everton 1-2 Chelsea (fitore)
QPR 1-0 Chelsea (humbje)
Chelsea 5-0 Genk (fitore)
Chelsea 3-1 Everton (fitore)
Bolton 1-5 Chelsea (fitore)

Forma e Arsenalit

Arsenal 2-1 Bolton (fitore)
Arsenali 3-1 Stoke (fitore)
Marseille 0-1 Arsenal (fitore)
Arsenal 2-1 Sunderland (fitore)
Tottenham 2-1 Arsenal (humbje)

Epilogu

Chelsea do të hyjë në këtë takim nën presion të madh për të shënuar fitore pas humbjes nga QPR dhe ky presion pritet të mos ndikojë si duhet në skuadrën jo dhe aq kompakte të Bluve për shkak të suspendimeve tepër të rëndësishme. Arsenali ka rigjetur formën dhe rrugën e fitores dhe kështu pritet ta konfirmojë formën edhe në Stamford Bridge.

Parashikimi: Chelsea 1-2 Arsenal

/Telegrafi/