LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i FIFA-s, në Gjykatën e Arbitrazhit

Vendimi i FIFA-s, në Gjykatën e Arbitrazhit

Vendimi i fundit i FIFA-s për Kosovën duket se është kryekëput politik, megjithatë politika vendore akoma vazhdon të heshtë. Përveç reagimit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, akoma nuk kemi dëgjuar asnjë reagim nga institucionet tona lidhur me vendimin e fundit të FIFA-s. Madje në vitin që është në ikje fare pak është diskutuar në Parlamentin e Kosovës për sportin.

Mirëpo, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, mendon ndryshe. Njeriu i dytë i FFK-së hedh poshtë zërat që në Parlamentin e Kosovës nuk është diskutuar për sportin.

“Në parlament është folur dhe vazhdon të flitet për sportin. Vetëm unë me dhjetëra herë kam diskutuar për sportin, e këtë gjë e ka bërë edhe deputetja Vjollca Krasniqi. Unë në këtë rast flas në këndin e të dyja anëve edhe si nënkryetar i FFK-së, por edhe si deputet. Unë them se raportet në mes të FFK-së dhe politikës janë të mira”, ka thënë Haxhiu për Kosovapress.

Sipas tij, vendimi i fundit i FIFA-s është vendim politik dhe i papranueshëm për FFK. Ai thotë se FFK vendimin e FIFA-s do ta dërgojë në gjykatën e Arbitrazhit.


“Vendim i FIFA-s është i papranueshëm dhe ne do të reagojmë. Pavarësisht se presidenti i FIFA-s Stepp Blatter është një mik i yni, megjithatë ne duhet të reagojmë dhe do ta dërgojmë këtë gjë në gjykatën e Arbitrazhit. Dokumentet për gjykatën e Arbitrazhit janë duke u përgatitur dhe besohet se menjëherë pas vitit të ri të dërgohet në gjykatë rasti i Kosovës. Do t’i angazhojmë avokatët më të mirë të huaj dhe këtë padrejtësi që po na bëhet do ta fitojmë”, ka shtuar më tej Haxhiu.

Ndryshe, burime brenda FFK-së, thonë se vendimi i fundit i FIFA-s, ka një prapavijë. Sipas burimit të FFK-së vet FIFA ka treguar pikat në të cilat mund të ankohet FFK-ja. Ne e dimë se si dhe ku te ankohemi. Do ta fitojmë atë gjyq dhe pastaj FIFA vet do të dalë dhe do të deklarohet se ky është vendim i gjykatës se Arbitrazhit dhe nuk kemi çka ta bëjmë, e pastaj askush nuk ka se si të ankohet apo të reagojë”, ka thënë burim brenda FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Kalo në kategori