LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Më të mirët e javës së gjashtë

Serie A: Më të mirët e javës së gjashtë

Java e gjashtë në Serie A u shënua me mossuksesin e top-katër skuadrave italiane. Interi u mposht nga Sampdoria, skuadër e cila mban kreun e tabelës. Juventusi barazoi përballë Bolognas në Torino, me rezultat 1-1. Me rezultat të ngjashëm u nda edhe Roma nga Catania, derisa Milani barazoi pa gola përballë Barit.

Formacioni më i mirë i javës së gjashtë në Serie A (3-4-3):

Portier: Marco Storari (Milan)

Mbrojtës: Lino Marzoratti (Cagliari), Nicolas Spolli (Catania), Giorgio Chiellini (Juventus)


Mesfushorë: Alexis Sanchez (Udinese), Daniele Dessena (Cagliari), Daniele De Rossi (Roma), Marek Hamsik (Napoli)

Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Jeda (Cagliari), Giampaolo Pazzini (Sampdoria) /Telegrafi/