LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i sezonit 2008/2009 në La Liga

Lojtari i sezonit 2008/2009 në La Liga

Barcelona është shpallur kampion i La Ligas këtë sezon me një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa në listën e lojtarëve më të mirë të sezonit përfshihen tre nga lojtarët më të mirë katalunas Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi.

Xavi, motori i mesfushës së Barcës, aktualisht konsiderohet si mesfushori më i mirë në botë, ndërkohë që Lionel Messi është pretendent për ta fituar edhe Topin e Artë, si dhe për t’u shpallur lojtar më i mirë i vitit nga FIFA.

Iniesta ka siguruar simpatinë e të gjithëve me paraqitjet e tija si mesfushor ofanziv duke krijuar raste dhe duke qenë protagonist në momentet kyçe të Blaugranëve.

Në listën për lojtarin më të mirë të Primera Divisionit spanjoll përfshihet edhe golashënuesi më i mirë i sezonit, Diego Forlan, i cili shënoi 32 gola për Atletico Madridin duke e tejkaluar Samuel Eto’o-n, i cili ka shënuar dy më pak.


Padyshim që Leo Messi është lojtari me performancat më të mira në La Liga dhe vota jonë shkon për të.