LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vs. Liverpool, kush duhet të luajë

Chelsea vs. Liverpool, kush duhet të luajë

Të martën mbrëma në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja kthyese për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit. Takimi i parë i zhvilluar në Anfield, përfundoi me fitoren e Bluve me rezultat prej 3-1. Zgjidhni lojtarët e të dyja skuadrave të cilët duhet të startojnë nga minuta e parë.

Vendoseni veten në pozitën e Guus Hiddink dhe zgjidhni se kush duhet të luajë përballë Liverpoolit.

Kjo është skuadra e cila fitoi me rezultat 3-1 në Anfield (4-3-3): Cech; Ivanovic, Terry, Alex, Cole; Ballack, Essien, Lampard; Kalou, Drogba, Malouda.

Pastaj kaloni në anën më të vështirë, të Liverpoolit, që duhet të fitojë së paku 3-1 për ta çuar ndeshjen në vazhdime, ose 3-0, nëse dëshiron kualifikimin.


Ky ishte formacioni, i cili u mposht nga Chelsea (4-4-1-1): Reina; Arbeloa, Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio; Alonso, Lucas, Kuyt, Riera; Gerrard; Torres.