LAJMI I FUNDIT:

La Liga: Më të mirët e javës së 28-të

La Liga: Më të mirët e javës së 28-të

Barcelona edhe një herë shkëlqeu në La Liga duke shkatërruar Malagan me rezultat 6-0, dhe s’kishte si të mos përfshiheshin katër nga yjet e këtij ekipi edhe në formacionin më të mirë të javës.

Real Madrid në anën tjetër vazhdon të ndjekë liderin, pasi mposhti Almeria me tre gola avantazh dhe është i pranishëm në formacion me dy lojtarë. Edhe Sevilla, që tregoi një lojë të mirë ndaj Valladolid, është prezente po me dy lojtarë.

Më të mirët e javës së 28-të në La Liga:

Portier: Cesar (Valencia)


Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona), Miguel Flano (Osasuna), Adriano (Sevilla)

Mesfushorë: Lionel Messi (Barcelona), Sebastien Eguren (Villarreal), Xavi (Barcelona), Marcelo (Real Madrid)

Sulmues: Klaas Jan Huntelaar (Real Madrid), Freddy Kanoute (Sevilla); Samuel Eto’o (Barcelona)

Formacioni 3-4-3

Cesar

Alves – Flano – Adriano

Messi – Eguren – Xavi – Marcelo

Huntelaar – Kanoute – Eto’o